Studimet mbi Muhammedin s.a.v.s. në botën perëndimore
Që nga fillimet, studimet mbi Pejgamberin Muhammed (s.a.v.s.) në Perëndim janë zhvilluar duke u nisur nga paragjykime të ndryshme. Burimi i këtyre paragjykimeve qëndron në fyerjet e ashpra, madje edhe në shprehjet blasfemuese të përdorura nga klerikët dhe drejtuesit hebrenj e të krishterë, të cilët, përballë përhapjes së Islamit, nisën ta humbnin gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre. Këto shprehje u përsëritën ndër shekuj dhe, nën një titull nënçmues, krijuan një literaturë të gjerë me përmbajtje denigruese (P. Alphandéry, f. 261-277).
Doris Decker - Angazhimi politik i grave në Islamin e hershëm
Çështja e legjitimitetit të udhëheqjes dhe autoritetit femëror në Islam ngjall diskutime të zjarrta. Edhe interpretimet e veprimeve të figurave femërore në traditat më të hershme për Pejgamberin Muhammed (a.s.) janë shumë të diskutueshme. Për shembull, dështimi politik i Aishes (r.a.) pas vdekjes së Muhammedit (a.s.) shpesh përdoret si argument kundër udhëheqjes politike të grave. Megjithatë, burimet i paraqesin gratë në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe atë si autoritete apo vendimmarrëse politike. Ky punim hedh dritë mbi traditat që rrallë përmenden për gruan e Muhammedit (a.s.), Ummu Selemenë (r.a.).
Racizmi antimusliman në Zvicër
Më 27 shkurt 2025 në Bernë është prezantuar një studim empirik lidhur me racizmin antimusliman në Zvicër. Me porosi të Zyrës për Luftimin e Racizmit (FRB), Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG) pranë Universitetit të Freiburgut ka kryer për herë të parë një studim gjithëpërfshirës mbi racizmin antimusliman në Zvicër.
Manifest për një "ne" të re
KEMI ARSYE TË SHUMTA PËR T’U SHQETËSUAR. Situata e muslimanëve në shoqëritë perëndimore ka qenë e vështirë gjatë njëzet viteve të fundit. Nëse ka ndodhur diçka, kjo situatë vetëm se është përkeqësuar në pesë vitet e fundit. “Lufta kundër terrorit”, e nisur pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, së bashku me sulmet e përsëritura terroriste në mbarë botën dhe rritjen e tensioneve të shkaktuara nga problemet sociale apo emigracioni, kanë kontribuar në prezantimin e Islamit – dhe të muslimanëve në përgjithësi – si një kërcënim për shoqëritë perëndimore.
Gruaja në një botë që po ndryshon

- Hyrje
- Gruaja në rrugën e të qenit individ
- Vajzat në kthetrat e paragjykimeve
- Identitete të reja, përgjegjësi të reja dhe gruaja si bashkëshorte
- Kur gruaja bëhet nënë
- Gruaja si objekt dhe si subjekt i dhunës
- Gruaja midis traditave dhe vlerave bashkëkohore
- Arsimimi dhe gruaja
- Vlerat universale dhe gruaja
Diversiteti më ka shoqëruar vazhdimisht
Kam lindur dhe jam rritur në një fshat në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut. Aty fliten katër gjuhë: shqip, maqedonisht, turqisht dhe romanisht. Njerëzit atje janë muslimanë dhe të krishterë ortodoksë. Që nga fëmijëria jam përballur me këtë diversitet dhe që herët kam qenë i detyruar të mësoj, jo nëpërmjet termave shkencorë, por nëpërmjet përvojës personale, se si të bashkëjetoj me njerëz që janë të ndryshëm nga unë.
Të drejtat e njeriut nga këndvështrimi islam (broshurë)

1. E drejta e jetës
2. E drejta e lirisë
3. E drejta për mbrojtjen e nderit dhe të moralit
4. Prona dhe e drejta për mbrojtjen e pronës
5. E drejta për mbrojtje nga tortura
6. E drejta për mbrojtjen e privatësisë
7. E drejta për migrim, udhëtim dhe vendbanim
...
II – Përdorimi dhe Kufizimi i të Drejtave
QZISh dhe nevoja për një arsimim të mirëfilltë të kuadrit fetar islam
Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (Schweizerisches Zentrum für Islam und Gesellschaft – SZIG) është një institut i përbashkët ndërfakultativ i Fakulteteve të Teologjisë, të Drejtësisë dhe të Filozofisë në Universitetin e Freiburgut të Zvicrës. Ky institut rrënjët e tij i ka në disa nisma që janë ndërmarrë më herët në drejtim të përgatitjes dhe arsimimit të kuadrit fetar musliman në Zvicër, por që as edhe me këtë institut nuk është arritur ajo që pritet dhe për çka kanë nevojë muslimanët e këtushëm.
Problemet e të rinjve dhe vetëvrasja - Shenoll Korkut (libër)
Dr. Shenoll Korkut
Përmbajtja:
I. Rinia dhe problemet e të rinjve
II. Përgjithësisht për vetëvrasjen
III. Problemet e të rinjve dhe vetëvrasja
IV. Problemet e të rinjve dhe parimet islame në lidhje me vetëvrasjen
Përfundim
"Dhuna dhe fëmijët tanë" - broshurë
Me sa emocione e me sa shpresa të mëdha pritet lindja e një fëmije... Ai është, sipas Kur’anit fisnik, drita e syve tanë... Bashkë me lindjen e tij rritet edhe barra, përgjegjësia dhe lodhja e prindërve. Mirëpo Krijuesi i Madh i ka pajisur ata me asi lloj force e dashurie, saqë edhe i rrinë me drithërima mbi kokë kësaj qenieje të vockël. Një foshnje e paaftë, e varur nga të tjerët, por po aq edhe e dashur dhe e këndshme. Tanimë ajo është në duart e nënës dhe të babait të saj.
Rafi‘ bin Amri r.a. dhe Muhammedi a.s.
Ebu Davudi në përmbledhjen e tij të haditheve (Sunen) e përcjell një ngjarje që e rrëfen vetë Rafi’ bin Amr el-Giffari r.a. se një herë, derisa ka qenë fëmijë, i ka gjuajtur me gurë palmat e hurmave të një banori të Medines. Pronari një ditë e kap këtë dhe me zemërim e çon te Pejgamberi a.s. duke iu ankuar se ky djaloshi po ia dëmton hurmat. Atëherë Muhammedi a.s. e ndanë veç dhe me fjalë të buta e pyet se pse e bën këtë. Ai i përgjigjet se ka nevojë të ushqehet. Atëherë Muhammedi a.s. i thotë që herave të tjera të mos gjuajë me gurë, porse të marrë nga ato që kanë rënë përtokë. Më pas Muhammedi a.s. ia ledhaton kokën dhe ia drejton Zotit këtë lutje: „O Allah, ngija barkun këtij fëmije!“
Faqja 1 nga gjithsej 20