El-Hikmeh
Toggle Navigation
  • Ballina
  • ndares
  • DIE MOSCHEE
  • XHAMIA "HËNA E RE"
  • MEKTEBI
  • Ju ndodheni te:  
  • Ballina

Racizmi antimusliman në Zvicër

Më 27 shkurt 2025 në Bernë është prezantuar një studim empirik lidhur me racizmin antimusliman në Zvicër. Me porosi të Zyrës për Luftimin e Racizmit (FRB), Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG) pranë Universitetit të Freiburgut ka kryer për herë të parë një studim gjithëpërfshirës mbi racizmin antimusliman në Zvicër. 

Lexo më tutje...

Manifest për një "ne" të re

KEMI ARSYE TË SHUMTA PËR T’U SHQETËSUAR. Situata e muslimanëve në shoqëritë perëndimore ka qenë e vështirë gjatë njëzet viteve të fundit. Nëse ka ndodhur diçka, kjo situatë vetëm se është përkeqësuar në pesë vitet e fundit. “Lufta kundër terrorit”, e nisur pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, së bashku me sulmet e përsëritura terroriste në mbarë botën dhe rritjen e tensioneve të shkaktuara nga problemet sociale apo emigracioni, kanë kontribuar në prezantimin e Islamit – dhe të muslimanëve në përgjithësi – si një kërcënim për shoqëritë perëndimore.

Lexo më tutje...

Gruaja në një botë që po ndryshon

   Përmbajtja:

 - Hyrje
 - Gruaja në rrugën e të qenit individ
 - Vajzat në kthetrat e paragjykimeve
 - Identitete të reja, përgjegjësi të reja dhe gruaja si bashkëshorte
 - Kur gruaja bëhet nënë
 - Gruaja si objekt dhe si subjekt i dhunës
 - Gruaja midis traditave dhe vlerave bashkëkohore
 - Arsimimi dhe gruaja
 - Vlerat universale dhe gruaja


Lexo më tutje...

Diversiteti më ka shoqëruar vazhdimisht

Kam lindur dhe jam rritur në një fshat në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut. Aty fliten katër gjuhë: shqip, maqedonisht, turqisht dhe romanisht. Njerëzit atje janë muslimanë dhe të krishterë ortodoksë. Që nga fëmijëria jam përballur me këtë diversitet dhe që herët kam qenë i detyruar të mësoj, jo nëpërmjet termave shkencorë, por nëpërmjet përvojës personale, se si të bashkëjetoj me njerëz që janë të ndryshëm nga unë.
 

Lexo më tutje...

Të drejtat e njeriut nga këndvështrimi islam (broshurë)

I - Të Drejtat Themelore të Njeriut
     1.  E drejta e jetës
     2.  E drejta e lirisë
     3.  E drejta për mbrojtjen e nderit dhe të moralit
     4.  Prona dhe e drejta për mbrojtjen e pronës
     5.  E drejta për mbrojtje nga tortura
     6.  E drejta për mbrojtjen e privatësisë
     7.  E drejta për migrim, udhëtim dhe vendbanim
     ...
II –  Përdorimi dhe Kufizimi i të Drejtave

Lexo më tutje...

QZISh dhe nevoja për një arsimim të mirëfilltë të kuadrit fetar islam

Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (Schweizerisches Zentrum für Islam und Gesellschaft – SZIG) është një institut i përbashkët ndërfakultativ i Fakulteteve të Teologjisë, të Drejtësisë dhe të Filozofisë në Universitetin e Freiburgut të Zvicrës. Ky institut rrënjët e tij i ka në disa nisma që janë ndërmarrë më herët në drejtim të përgatitjes dhe arsimimit të kuadrit fetar musliman në Zvicër, por që as edhe me këtë institut nuk është arritur ajo që pritet dhe për çka kanë nevojë muslimanët e këtushëm. 

Lexo më tutje...

Problemet e të rinjve dhe vetëvrasja - Shenoll Korkut (libër)

Dr. Shenoll Korkut
 
Përmbajtja:
 I. Rinia dhe problemet e të rinjve
   II. Përgjithësisht për vetëvrasjen
  III. Problemet e të rinjve dhe vetëvrasja
  IV.  Problemet e të rinjve dhe parimet  islame në lidhje me vetëvrasjen
Përfundim

 

Lexo më tutje...

"Dhuna dhe fëmijët tanë" - broshurë

Me sa emocione e me sa shpresa të mëdha pritet lindja e një fëmije... Ai është, sipas Kur’anit fisnik, drita e syve tanë... Bashkë me lindjen e tij rritet edhe barra, përgjegjësia dhe lodhja e prindërve. Mirëpo Krijuesi i Madh i ka pajisur ata me asi lloj force e dashurie, saqë edhe i rrinë me drithërima mbi kokë kësaj qenieje të vockël. Një foshnje e paaftë, e varur nga të tjerët, por po aq edhe e dashur dhe e këndshme. Tanimë ajo është në duart e nënës dhe të babait të saj.

Lexo më tutje...

Rafi‘ bin Amri r.a. dhe Muhammedi a.s.

Ebu Davudi në përmbledhjen e tij të haditheve (Sunen) e përcjell një ngjarje që e rrëfen vetë Rafi’ bin Amr el-Giffari r.a. se një herë, derisa ka qenë fëmijë, i ka gjuajtur me gurë palmat e hurmave të një banori të Medines. Pronari një ditë e kap këtë dhe me zemërim e çon te Pejgamberi a.s. duke iu ankuar se ky djaloshi po ia dëmton hurmat. Atëherë Muhammedi a.s. e ndanë veç dhe me fjalë të buta e pyet se pse e bën këtë. Ai i përgjigjet se ka nevojë të ushqehet. Atëherë Muhammedi a.s. i thotë që herave të tjera të mos gjuajë me gurë, porse të marrë nga ato që kanë rënë përtokë. Më pas Muhammedi a.s. ia ledhaton kokën dhe ia drejton Zotit këtë lutje: „O Allah, ngija barkun këtij fëmije!“ 

Lexo më tutje...

Shqiptarët, feja dhe konvertimet

„Konvertimet masive“ të muslimanëve në të krishterë që po ndodhin në Kosovë kohëve të fundit, po e irritojnë mbarë popullin shqiptar, natyrisht shumicën muslimane. Tentimet dhe ftesat publike për braktisje kolektive të Islamit, fillimisht për në ateizëm apo shqiptari (sikur ky të ishte një term që shpreh një fe të caktuar) e pastaj për në krishterim, vetëm se e përskeqin raportin vëllazëror dhe e sëmurin indin kombëtar të shqiptarisë, të kultivuar me kujdes të veçantë ndër shekuj.

Lexo më tutje...

Katërmbëdhjetë vite aktiv në dialogun ndërfetar në nivel kantonal


Të mërkurën që shkoi, më 17 prill 2024, në Kuvendin e rregullt vjetor të organizatës kantonale për dialog ndërfetar (Interreligiöser Arbeitskreis im Kanton Thurgau), unë Rehan Neziri, imam në xhaminë «Hëna e re» në Kreuzlingen, e dorëzova mandatin tim si anëtar kryesie dhe si bashkëthemelues i kësaj organizate.

Lexo më tutje...

  1. Kurora islame dhe ajo civile në Zvicër
  2. Toleranca ndërfetare, vlerë historike dhe sociale tek shqiptarët
  3. Si "brumoset" autokrati dhe si kalon në diktator?
  4. Ti, o mashkull shqiptar!
  5. "Filozofia në botën islame", një vepër voluminoze nga Cyrihu
  6. Projekte të reja të mësimit fetar islam në shkollat publike në Zvicër
  7. Simpozium lidhur me teologjinë islame në Zvicër

Faqja 1 nga gjithsej 20

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • ...
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

Kryesore

  • Islam - përgjithshëm
  • * * *
  • Islami në Perëndim
    • - Islami në Zvicër
  • * * *
  • Kur'an
    • - Texhvid në gj. shqipe
    • - Historia e tefsirit
    • - Tefsire të ndryshme
  • * * *
  • Hadithe arabisht
    • - Sahihu'l-Buhari - shqip
    • - Rijadu's-Salihin - shqip
  • * * *
  • Muhammedi a.s.
  • * * *
  • Akaid - Çështje të besimit
  • * * *
  • Fikh - e drejta islame
    • - Medh'hebet juridike
  • * * *
  • Ahlak / Etikë
  • * * *
  • Histori e feve
  • * * *
  • Filozofi e përgjithshme
    • - Filozofi islame
  • * * *
  • Sociologji
    • - Sociologji islame
  • * * *
  • Psikologji
    • - Psikologji e fesë
  • * * *
  • Ekonomi islame
  • * * *
  • Intervista
  • * * *
  • Analiza
  • * * *
  • Të ndryshme

 
 

Na ndiqni në:

Takvimi


Shkarkoni aplikacionin e Takvimit për në Zvicër të përgatitur nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (DAIGS).


App Store (për iPhone):
TAKVIMI CH


Google Play (Samsung):
TAKVIMI CH




 


Shko lart

© 2025 El-Hikmeh