Ebu Davudi në përmbledhjen e tij të haditheve (Sunen) e përcjell një ngjarje që e rrëfen vetë Rafi’ bin Amr el-Giffari r.a. se një herë, derisa ka qenë fëmijë, i ka gjuajtur me gurë palmat e hurmave të një banori të Medines. Pronari një ditë e kap këtë dhe me zemërim e çon te Pejgamberi a.s. duke iu ankuar se ky djaloshi po ia dëmton hurmat. Atëherë Muhammedi a.s. e ndanë veç dhe me fjalë të buta e pyet se pse e bën këtë. Ai i përgjigjet se ka nevojë të ushqehet. Atëherë Muhammedi a.s. i thotë që herave të tjera të mos gjuajë me gurë, porse të marrë nga ato që kanë rënë përtokë. Më pas Muhammedi a.s. ia ledhaton kokën dhe ia drejton Zotit këtë lutje: „O Allah, ngija barkun këtij fëmije!“ 

„Konvertimet masive“ të muslimanëve në të krishterë që po ndodhin në Kosovë kohëve të fundit, po e irritojnë mbarë popullin shqiptar, natyrisht shumicën muslimane. Tentimet dhe ftesat publike për braktisje kolektive të Islamit, fillimisht për në ateizëm apo shqiptari (sikur ky të ishte një term që shpreh një fe të caktuar) e pastaj për në krishterim, vetëm se e përskeqin raportin vëllazëror dhe e sëmurin indin kombëtar të shqiptarisë, të kultivuar me kujdes të veçantë ndër shekuj.

Fillimisht ju uroj me zemër në këtë atmosferë të begatë të këtij tubimi vlerash, që përforcon përherë e më shumë mirësinë e udhëzimit në Islam dhe rëndësinë që ka ruajtja e vlerave tona dhe rrezatimi i tyre në marrëdhënie me krejt krijesat e Zotit Një dhe dëshmimin tonë si garanci për sigurinë dhe paqen sociale, kudo qofshim dhe me këdo prej shoqërive ku jetojmë dhe punojmë, duke marrë si pikënisje ajetin kur’anor: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një fryme dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra e gra”.

Fjala autokrat është me prejardhje greke dhe do të thotë „vetësundues“. Përndryshe mund të themi se autokrati është një „lider i fuqishëm, ose që mëton të duket i tillë, dhe që nuk i ka gajle zgjedhësit dhe instancat para të cilave duhet të japë përgjegjësi”. Mirëpo ky njeriu në maje të piramidës udhëheqëse – që thuajse për herë është një mashkull - ka një farë legjitimiteti, pasi...

Momenti i vetëm kur ti po e ndien veten burrë si duket është ai kur ti e shkel, e nëçmon, e diskriminon, i bërtet, e rreh dhe sidomos kur e vret një femër, një grua, qoftë kjo vajzë, qoftë motër, qoftë bashkëshorte ose ish-bashkëshorte, qoftë, mo zot më keq, nënë. Kjo e fundit, pra vrasja e një femre, për ty është kulmi i kënaqësisë burrërore, maja e ekstazës sate prej «burri».