Elif Arslan
 


DHUNA DHE FËMIJËT TANË
 


Me sa emocione e me sa shpresa të mëdha pritet lindja e një fëmije... Ai është, sipas Kur’anit fisnik, drita e syve tanë... Bashkë me lindjen e tij rritet edhe barra, përgjegjësia dhe lodhja e prindërve. Mirëpo Krijuesi i Madh i ka pajisur ata me asi lloj force e dashurie, saqë edhe i rrinë me drithërima mbi kokë kësaj qenieje të vockël. Një foshnje e paaftë, e varur nga të tjerët, por po aq edhe e dashur dhe e këndshme. Tanimë ajo është në duart e nënës dhe të babait të saj.

Prindërit që janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre, përskaj që janë dritë e syve dhe burim i kënaqësisë prindërore, në të njëjtën kohë janë edhe mjet sprove (Tegabun, 64:15), nuk do të donin ta humbnin këtë provim. Besimtarët që e dinë se Kur’ani dhe Muhammedi a.s. kërkojnë prej tyre që të bëhen me fëmijë, por edhe se ata në të njëjtën kohë janë edhe mjet sprove për ta, të bëhen me fëmijë nuk e shohin si synim të vetmin jetësor. Pas lindjes së fëmijës, synim parësor ata kanë rritjen e një fëmije të mirë. Ata e dinë se pas vdekjes, atyre u mbyllen regjistrat e veprave të tyre dhe se përjashtim këtu bëjnë lutjet dhe veprat e mira që fëmijët e tyre do t’i bëjnë për ta (Muslimi, “Vasijeh”, 16...).





Nga turqishtja: Rehan Neziri


Lexo broshurën e plotë në PDF