Ç'është ekonomia islame; dallimi kryesor midis ekonomisë kapitaliste dhe asaj islame; financimi i mbuluar me pasuri; praktika e tanishme e bankave islame; musharakeja; musharakeja pakësuese; mudarabeja; kombinimi i musharakesë me mudarabenë etj.

Kjo është një kumtesë tribune që është mbajtur në Xhaminë e Baselit (Zvicër) më 23 tetor 2005, ku trajtohet gjendja aktuale ekonomike e botës islame; cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje; sfidat më të mëdha që qëndrojnë përpara botës islame sot.

Zekati, si njëra ndër shtyllat kryesore të Islamit, edhe pse nga aspekti i obligueshmërisë ka të bëjë vetëm me pasanikët, nga aspekti i personave të cilëve duhet t`u paguhet, ndërkaq, ka të bëjë me një pjesë më të gjerë të shoqërisë.