Me kompleksitetin psiko-emocional, racional, etik etj. që kemi dhe në të cilin na ka krijuar Zoti, ne shpesh nuk pajtohemi me dikë ose me diçka. Mendimi ose sjellja e dikujt nuk përputhet çdoherë dhe domosdo me mendimin dhe me mënyrën e sjelljes sonë. Kjo mund të ndodhë në familje, në vendin e punës, në shitblerje...

Duke qenë se Islami në esencë nënkupton paqen e njeriut me Zotin, me njerëzit e tjerë, me gjallesat e tjera dhe me ambientin si dhe me vetveten, është më se e pritshme që si Kur’ani ashtu edhe Muhammedi a.s. të jenë marrë seriozisht me temën që po e trajtojmë në këtë artikull... Fillimisht, Kur’ani fisnik na e shfaq pozitën kozmike të njeriut në këtë univers, duke theksuar se njeriu është caktuar në tokë nga ana e Krijuesit si një halif – mëkëmbës, detyra kryesore e të cilit është...

Fjalë quhet zëri ose zërat e kuptimtë që, me ndihmën e tonit e të gjuhës, rrjedhin përmes dy buzëve tona pasi t’i kemi projektuar në kokë, pasi t’i kemi miratuar me zemër dhe pasi të kemi përcaktuar qëllimin e tyre. Sipas kësaj, fjala është elementi më themelor dhe më i vogël i aftësisë së të folurit që na ka dhuruar Zoti. Fjala është gjuha e trurit dhe e zemrës sonë, është rruga e shprehjes së qëllimeve dhe dëshirave tona. Paqartësinë e mendimeve, të qëndrimeve dhe të veprimeve tona e bëjmë të dukshme, të kuptueshme dhe të qartë nëpërmjet fjalës.

Termin takva, i cili rrjedh nga rrënja vikajeh, që në aspektin etimologjik nënkupton “të ruhesh, të mbrohesh, të kesh kujdes, të largohesh, të respektosh, të jesh i dëgjueshëm, të jesh fetar, të ndjekësh me përkushtim, të frikohesh, të druhesh”, Sejjid Sherif el-Xhurxhani e përkufizon kështu: “Të ruhesh nga dënimi i Zotit duke e respektuar Atë. Kjo realizohet duke e ruajtur nefsin nga sjelljet për të cilat njeriu do të meritonte të ndëshkohej”.

Kurani famëlartë çdo sjellje morale/koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të mirë, e lavdëron dhe çdo veprim moral, çdo koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të keq, e qorton. Pra sjellja e moralshme pothuajse në çdo aspekt zënë vendin qendror në Kuranin famëlartë.