Varësisht nga vendi dhe rrethanat jetësore, ndryshojnë edhe faktorët që e mundësojnë radikalizimin dhe ekstremizmin e çdo lloji, por edhe të atij me motive fetare. Arsyet, shkaqet dhe motivet janë të ndryshme dhe të shumëfishta: shtytëse dhe tërheqëse, të brendshme dhe të jashtme, dhe aq më tepër, ato ndërveprojnë me njëra-tjetrën sikur të ishin një përzierje komplekse.

Roli i imamit në këtë kontekst është kryesisht parandalues. Veprimtaria e tij në xhami, ndër të tjerat me gjeneratat më të reja, është e fokusuar në atë që të rinjve t’ua mundësojë njohjen dhe të kuptuarit e fesë së tyre nga perspektiva të ndryshme, që ata të bashkëveprojnë në organizimin e aktiviteteve të xhamisë, mirëpo edhe që të marrin përsipër funksione të rëndësishme në administrimin e xhamisë.

DEBATI MBI LËNDËN E NOTIT Rehan Neziri është imam në Bashkësinë Islame Shqiptare në Kreuzlingen. Ai angazhohet si këshilltar në shkollat e qytetit kur janë në pyetje çështjet rreth Islamit. Ai nuk shpreh mirëkuptim për refuzimin e lëndës së notit.

Për Rehan Nezirin, imamin e Bashkësisë Islame-Shqiptare në Kreuzlingen, mësimi fetar islam në shkollat publike është një masë preventive shumë efikase kundër radikalizimit.

Bashkësia Islame Shqiptare në Kreuzlingen distancohet nga aktet terroriste që kryhen në emër të Islamit. Imami i saj Rehan Neziri përpiqet që përmes ofertave edukative për të rinjtë të pengojë radikalizimin e të rinjve muslimanë në Thurgau.