1. Metodologjia e leximit të fatkeqësive
Në fillim i shpreh ngushëllimet e mia vendit tonë, popullit tonë dhe mbarë njerëzimit! Uroj që sa më shpejtë të shpëtojmë nga kjo sëmundje ngjitëse që na ka kapluar! Atyre që kanë ndërruar jetë, uroj që All-llahu xh.sh. t’i ketë mëshiruar! Lutem, si gjithnjë, që Zoti ynë ta kaplojë me emrin e tij esh-Shafi (Shëruesi) mbarë njerëzimin! Uroj që në zemrat e dijetarëve të inspirojë shërimin e kësaj sëmundjeje! Uroj që me mëshirën e Tij të gjerë e të pafund të na largojë çdo frikë dhe shqetësim tonin!
4. Ibadetet tona në kohët e vështira
Në ligjëratën e katërt përgjatë këtyre kohëve të vështira që po i kalojmë, dëshiroj ta trajtoj çështjen e jetës sonë të ibadeteve (adhurimeve). Siç e dini, pas një jave hyjmë në muajin e bekuar të Ramazanit. Si çdo vit, na vjen një mysafir i bekuar nga larg. Si një sofër qiellore, Ramazani inshallah do të na sjellë rahmet (mëshirë) e bereqet. Mirëpo, kësaj radhe ai do të ballafaqohet me një botë krejt tjetër. Të gjitha xhamitë në botë do të jenë të mbyllura. Jo vetëm namazet plot entuziazëm të teravive, por, për fat të keq, edhe namazet ditore nuk do të mund t’i kryejmë në xhami.
3. Efektet e kohëve të vështira në botën tonë të besimit
Historia na ka treguar se fatkeqësitë e këtilla, sëmundjet epidemike, tërmetet, thatësirat dhe luftërat kanë shkaktuar lëkundje të mëdha në botën e besimit të individëve dhe të shoqërive. Këto kanë ndikuar shumë thellë në jetën fetare të tyre. Mirëpo, historia po ashtu na ka treguar se popujt që kanë pasur jetë fetare të shëndoshë, besim të fuqishëm dhe moral solid, janë ndikuar shumë pak nga këto lëkundje.
2. Besimi dhe morali i kohëve të vështira
Krejt në fillim i shpreh keqardhjen time të thellë popullit tonë, botës islame si dhe mbarë njerëzimit për këtë proces të vështirë në të cilin jemi duke kaluar. Po ashtu dua të shpreh lutjet e mia të përzemërta për të gjithë mjekët dhe punëtorët e tjerë të shëndetit, të cilët në këto ditë luftojnë me mish e me shpirt kundër kësaj epidemie; për të gjithë ata që shërbimin e dinë si pjesë të adhurimit (ibadetit) dhe përkundër rrezikut që i nënshtrohen ata ua plotësojnë nevojat elementare atyre që nuk munden...
Si ta kontrollojmë zemërimin, para se të na kontrollojë ai ne?
Me kompleksitetin psiko-emocional, racional, etik etj. që kemi dhe në të cilin na ka krijuar Zoti, ne shpesh nuk pajtohemi me dikë ose me diçka. Mendimi ose sjellja e dikujt nuk përputhet çdoherë dhe domosdo me mendimin dhe me mënyrën e sjelljes sonë. Kjo mund të ndodhë në familje, në vendin e punës, në shitblerje...
Mposhtja e zemërimit në dritën e mësimeve islame
Duke qenë se Islami në esencë nënkupton paqen e njeriut me Zotin, me njerëzit e tjerë, me gjallesat e tjera dhe me ambientin si dhe me vetveten, është më se e pritshme që si Kur’ani ashtu edhe Muhammedi a.s. të jenë marrë seriozisht me temën që po e trajtojmë në këtë artikull... Fillimisht, Kur’ani fisnik na e shfaq pozitën kozmike të njeriut në këtë univers, duke theksuar se njeriu është caktuar në tokë nga ana e Krijuesit si një halif – mëkëmbës, detyra kryesore e të cilit është...
Kur koha ecën më ngadalë…
“Duhet blerë sa më shumë që është e mundur, sepse do të mbyllet gjithçka, do të harxhohet gjithçka, e ne do të mbesim duar thatë. Kush bleu, bleu!” – ishte deviza e këtyre ditëve në Zvicër e gjetiu, si pasojë e shpërhapjes masive të frikës e panikut nga virusi corona.
Tanimë që e bëmë pazarin për muaj të tërë dhe u mbyllëm në shtëpi, vërejmë se përfundimisht koha na del, bile-bile e kemi me bollëk, madje nuk dimë as edhe si ta harxhojmë...
Mos u dëshpëro, bashkë do ta kalojmë edhe këtë sprovë!
Në këto ditë mbarë botën e ka kapluar trishtimi dhe frika, madje edhe paniku, nga përhapja e shpejtë e virusit korona. Ai është përhapur në më shumë se 150 vende të botës, çka OBSH-në (Organizatën Botërore të Shëndetësisë) e detyroi të shpallë zyrtarisht edhe pandeminë.
Ekstremizmi i dhunshëm fetar
Varësisht nga vendi dhe rrethanat jetësore, ndryshojnë edhe faktorët që e mundësojnë radikalizimin dhe ekstremizmin e çdo lloji, por edhe të atij me motive fetare. Arsyet, shkaqet dhe motivet janë të ndryshme dhe të shumëfishta: shtytëse dhe tërheqëse, të brendshme dhe të jashtme, dhe aq më tepër, ato ndërveprojnë me njëra-tjetrën sikur të ishin një përzierje komplekse.
A të kuptuam drejt, o i Dërguar i Zotit?
Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty, o i Dërguar i Zotit! Në këto ditë kur po e përkujtojmë edhe një herë ditëlindjen tënde, më ra të mendoj rreth faktit, nëse të kemi kuptuar drejtë apo jo në mësimet dhe në praktikën tënde?! Ne sot e shajmë dhe e ofendojmë njëri-tjetrin fillimisht lidhur me ditëlindjen tënde: ta festojmë apo jo atë; të gëzohemi pse u linde, jetove dhe na mësove, apo kjo datë të mos ketë asnjë kuptim dhe asnjë motiv për t’u gëzuar, në ndërkohë që ...
Ekologjia nga këndvështrimi Islam
Mbase dikush mund të thotë se çfarë roli mund të luajmë ne shqiptarët disa milionësh në këto çështje të mëdha planetare? Sa mund të ndikojmë ne për ta përmirësuar këtë gjendje? Tekefundit sa mund ta kemi dëmtuar ne një grusht njerëz në tokë këtë baraspeshë përmasash botërore? Madje mund ta quajmë edhe të kotë, madje edhe punë luksi, trajtimin e kësaj teme, duke qenë se kemi probleme më të mëdha dhe më jetësore sesa kujdesi për ambientin.
Faqja 4 nga gjithsej 20