Ruhi (Shpirti) dhe Nefsi (Egoja)
Ruhi – O Nefs, sa i tmerrshëm që je brenda meje! Aq i ngjitur je me mua, saqë hija ime, në krahasim me ty, më duket e huaj... Aq brenda meje që je, aq në mua që je, aq unë që je, saqë tani nuk mund ta dalloj se cili është nefsi: këtij që po i flas, apo ai që po flet... Ti je pjesa e pandashme e një tërësie dhe ata që e ndajnë veten prej teje janë ata që e kanë arritur sekretin e copëtimit të thelbit të zemrës, ata që e kanë shpërthyer atomin e zemrës, janë ata që janë ngjitur në shkallën e njohjes hyjnore.
Doli nga shtypi libri: "Ekstremizmi në emër të Islamit"
Në vitet e kaluara, sidomos midis viteve 2014-16, u intensifikua tej mase dukuria e ikjes së shumë të rinjve muslimanë nga vendet evropiane për t’iu bashkëngjitur radhëve të organizatave terroriste në Siri e Irak, të cilat pretendonin se po krijonin shtetin islam, “parajsën e humbur” dhe shumë të dëshiruar.
Doli nga shtypi libri: "Të jesh musliman në Zvicër"
I shkolluar dhe i edukuar në Ballkan si dhe në Turqi, caktimi i Zotit deshi që të angazhohesha si imam në xhaminë shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës. Me ardhjen time këtu, mu desh të fokusohesha në veprimtarinë brendapërbrenda xhamisë: të konsolidoja xhematin, të nisja mësimin fetar të fëmijëve, të përgatitja ligjëratat dhe hutbet, të kryeja shërbimet fetare brenda dhe jashtë xhamisë...
Doli nga shtypi libri: "Për një familje të lumtur islame"
Familja është njësia më e vogël e shoqërisë. Ajo është modeli më i vogël i strukturës së mbarë shoqërisë. Një strukturë e shëndoshë familjare është një tullë e rëndësishme për një shoqëri të shëndoshë. Një familje që në vete strehon anëtarë të qetë e të lumtur, ajo bart një potencial të madh për një shoqëri të qetë e të lumtur.
Dhuna familjare nga perspektiva islame
Një element i rrezikshëm që e kërcënon familjen dhe mbarë shoqërinë është dhuna brenda familjes. Përderisa dhuna shoqërore është e dukshme dhe vërehet nga shumëkush, dhuna brenda familjes në të shumtën e herëve mbetet e fshehtë, e padukshme, andaj edhe e padënueshme...
Quo vadis Zvicër?
Të dielën që shkoi, më 23 shtator 2018, në referendumin e kantonit të St. Gallenit, mbi 66 % e votuesve, më shumë se që pritej, votuan pro ndalesës së mbulimit të plotë të fytyrës, edhe pse me këtë rast synimi ishte ndalimi i burkës (mbulesës së tërë trupit po edhe i fytyrës nga disa gra muslimane) në mbarë kantonin. Se rezultati do të ishte pozitiv, nuk ishte e papritur.
Ndani kohë dhe lozni me fëmijën tuaj!
Një ditë para se të filloja me seminarin, mu afrua një njeri shtatshkurtër e me fytyrë të qeshur dhe më tha se donte të ma puthte dorën. Meqë unë nuk e parapëlqej puthjen e dorës, i thash të puthemi në faqe. U puthëm. Midis nesh kaloi kjo bisedë:
Rëndësia sociale e fesë sot në Perëndim
Diagnostikët e kohës nuk janë unanimë sa i përket rëndësisë që feja e ka ose jo në një botë gjithnjë në globalizim e sipër. Ajo për çka ata janë unanimë, është fakti se fetë në dekadat e kaluara u janë nënshtruar proceseve të thella të transformimit. Me ndikim të dukshëm këtu na paraqitet sidomos diferencimi funksional i sistemeve sociale si dhe procesi i individualizimit.
Disa dilema rreth përkthimit të Kur'anit në gjuhën shqipe
Në hyrje të kësaj kumtese, e shoh të udhës të jap konstatimin me të cilin pajtohen të gjithë studiuesit tanë se në kuadër të gamës së veprimtarisë botuese të literaturës islame, pa dyshim se përkthimi i Kur’anit zë vend të veçantë dhe ka një shtrirje kohore më se 100-vjeçare.
Terminologjia islame është ngulitur thellë në qenien e popullit tonë
Sivjet u mbushën 20 vjet nga botimi komplet i përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe, që paraqet një ngjarje të shënuar në rrafshin fetar e kulturor, por në të njëjtën kohë zë fill edhe botimi i veprave dhe revistave te mirëfillta me përmbajtje islame.
Feja si mëmëdhe i shpresës
Mëmëdheu është atje ku nuk pyetesh për prejardhjen tënde. Ne kemi disa mëmëdhera: një gjeografik, ku jemi lindur; një kulturor, ku jemi socializuar dhe një fetar, ku ne shpirtërisht e ndiejmë veten si në shtëpi. Përkatësia si një nevojë elementare e njeriut manifestohet edhe në fushën e fesë. Në shek. XX mendohej se feja tanimë kishte ikur, ishte zhdukur. Mirëpo ajo është akoma këtu. Çfarë ka ndryshuar është forma e praktikimit të saj dhe tregu i feve si pasojë e globalizimit.
Faqja 5 nga gjithsej 20