Rehan Neziri
Mëmëdheu është atje ku nuk pyetesh për prejardhjen tënde. Ne kemi disa mëmëdhera: një gjeografik, ku jemi lindur; një kulturor, ku jemi socializuar dhe një fetar, ku ne shpirtërisht e ndiejmë veten si në shtëpi.
Përkatësia si një nevojë elementare e njeriut manifestohet edhe në fushën e fesë. Në shek. XX mendohej se feja tanimë kishte ikur, ishte zhdukur. Mirëpo ajo është akoma këtu. Çfarë ka ndryshuar është forma e praktikimit të saj dhe tregu i feve si pasojë e globalizimit. Feja nuk jetohet më vetëm në një kishë apo xhami, por për më tepër në mjedise private, në vendin e punës, në stadiumin e futbollit (p.sh. “Schalke është feja ime”), në diskotekë, ku të rinjtë përjetojnë ekstazë, nëpër ura, ku celebrimi publik i dashurisë përjetohet si të ishte fe. Nga kjo nuk janë të përjashtuara as edhe ndërmarrjet e mëdha të cilat sot hartojnë mission statements (deklarata të misionit), ndërtojnë corporate identity (identitetin e korporatës) dhe mundohen të ushtrojnë compliance (bindje, nënshtrim).
Në mbarë botën ne ndeshemi me përjashtime nga më të ndryshmet në sistemin ekonomik, arsimor dhe juridik. Pikërisht këtu feja ka mundësinë që, si një nënsistem i shoqërisë që është, t’i minimizojë këto përjashtime. Një përjashtim nga feja sot nuk e përjashton individin – ashtu siç ishte në Mesjetë – nga mbarë shoqëria. Përkundrazi, pothuajse të gjitha përjashtimet nga sistemet tjera – s’ka para, s’ka arsimim, s’ka letërnjoftim, s’ka shanse – mund të injorohen nga ana e fesë në mënyrë shumë sovrane. Sot flitet për një krizë botërore të besueshmërisë. Pikërisht këtu unë e shoh detyrën e feve: të krijojnë besueshmëri të sistemit dhe ta rikthejnë shpresën për jetë.
Për revistën shkollore të kantonit Thurgau, Schulblatt, nr. 3, 2018, f. 14
Burimi: www.schulblatt.tg.ch/documents/avtg_schulblatt_3_2018_web.pdf