Dr. Metin Izeti
FILOZOFIA PERENIALE DHE TRADICIONALIZMI NË EPOKËN MODERNE
“E kaluara dhe ardhmëria e largojnë Zotin prej horizontit tonë
Digji që të dyja me zjarr.
Deri kur do të jesh i ndarë me ato segmente, si kallami?
Përderisa kallami është i ndarë, nuk është i përkushtuar në sekretet
E as që mund të nxjerrë zë si përgjigje për buzët dhe frymën”.
Mevlana Xhelaluddin Rumi
Mendimet dhe idetë e Platonit janë në epiqendër të vlerësimeve dhe sistematikës filozofike të zhvilluar në periudhën pas tij. Ose thënë me gjuhën e Profesor Whitehead-it “Vlerësimi më i përgjithshëm i traditës filozofike evropiane është vetëm një fusnotë e ideve të Platonit”. Mirëpo te vet Platoni si dhe te tradita filozofike kemi dy shtrëngime që përplasen njëra me tjetrën. Platoni dhe filozofia e tij qëndron në mes dhe në të dyja anët e greminës që e ndanë religjionin prej filozofisë. Gjegjësisht ai është vendosur në plasarinë mes fizikës dhe metafizikës. Me termin e metafizikës kam për qëllim atëbotshmërinë që si term themelor i religjionit dhe filozofisë paraqet atë që vërtet është “realitet” dhe atë që vërtet është “e mirë” dhe e cila në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi të kundërshtohet me rrjedhojën normale të përvojës
dhe aftësive njerëzore. Metafizika nuk ka për qëllim vetëm kërkimin e një të mire dhe realiteti të cilat do të jenë të thukëta, do ta kënaqin dhe do të jenë të përsosura për njeriun, por ajo përpiqet që edhe ta gjejë atë dhe ta bëjë të kapshëm për vullnetin dhe arsyen e njeriut dhe me këtë të përfitojë këtëbotshmërinë e realitetit.
Lexo artikullin e plotë në PDF.