Më 10 nëntor 2019, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e ndjekin mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), hafiz Mehas ef. Alija, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit, prindërit dhe mualimin e xhamisë. Për mbaruesit e hatmes kryetari Alija kishte sjellë me vete edhe nga një kopje të librit me poezi islame të prof. Mahir Hasanit "Lutju Zotit".

I pranishëm po ashtu ishte edhe kënduesi i mirënjohur i Kur'anit fisnik nga Prizreni i Republikës së Kosovës, hafiz Daut ef. Lezi, i cili na freskoi zemrat me këndimin e disa pjesëve të Kur'anit.

Në fund të programit, nxënësve iu shpërndanë Diplomat nga ana e mualimit Rejhan ef. Neziri si dhe nga një dhuratë modeste nga ana e kryetarit të xhamisë Faredin Xhaferi.

Nxënësit që mbaruan hatmen ishin:

 

1. Jusuf (Muhamet) Ziberi

2. Enis (Rejhan) Neziri

3. Lina (Amir) Odai

4. Hava (Muhamet) Kamberi

5. Nejla (Ejup) Sejfuli

6. Nura (Kerim) Nuredini

7. Ajshe (Mafiz) Azizi

8. Anisa (Mafiz) Azizi

9. Ezana (Jasin) Shabani

10. Besa (Arif) Iljazi

 

Urime dhe shumë suksese të tjera!