Kushtet e fesë  islame

 

E dimë  se...

    -
Zoti ynë është All-llahu xh.sh. (xhel-le shanuhu)
    -
Feja jonë është Islami
    -
Libri ynë është Kur'ani a.sh. (adhimush-shan)
    -
Kibla jonë është Qabja
    -
Pejgamberi ynë është Muhammedi a.s.
    -
Jemi pasardhës të Muhammedit a.s. (alejhis-selam)
    -
Pra, jemi besimtarë muslimanë, el-hamdu lil-
lah...
 

 

Feja jonë islame ka 33 kushte bazë e ato janë: 6 të imanit (besimit), 5 të islamit, 4 të abdesit, 3 të guslit, 3 të tejemmumit, 12 të namazit.

 

6 kushtet e imanit (besimit)
 

    1. Besimi në All-llahun Një
    2. Besimi në melaqet e All-
llahut
    3. Besimi në librat e All-
llahut
    4. Besimi në pejgamberët e All-
llahut
    5. Besimi në ringjalljen pas vdekjes
    6. Besimi në kadan dhe kaderin (vendimin dhe caktimin) e All-
llahut.
 

5 kushtet e islamit
 

    1. Shqiptimi i shehadetit
    2. Falja e namazit
    3. Agjërimi i Ramazanit
    4. Dhënia e zekatit
    5. Shkuarja në haxh.

 

4 kushtet e abdesit
 

    1. Larja e fytyrës
    2. Larja e krahëve deri mbi bërryl
    3. Fërkimi i kokës (mes'h)
    4. Larja e këmbëve deri mbi nyje.


3 kushtet e guslit

    1. Shpëlarja e gojës
    2. Shpëlarja e hundës
    3. Larja e tërë trupit


3 kushtet e tejemmumit

    1. Vendosja (bërja e nijetit)
    2. Lëshimi i shuplakave në dhe të pastër dhe fërkimi i fytyrës
    3. Përsëri lëshimi i duarve në dhe të pastër dhe me dorën e majtë e fërkojmë krahun e djathtë, kurse me të djathtën krahun e majtë (1 herë).


12 kushtet e namazit

6 para namazit


    1. Marrja e abdestit
    2. Të jetë i pastër trupi, rrobat dhe vendi ku do të falemi
    3. Të mbulohet aureti (për meshkujt prej kërthize e deri nën gjunjë, ndërsa për femrat tërë trupi përveç fytyrës dhe duarve)
    4. Drejtimi kah Kibla
    5. Namazi të kryhet në kohën e caktuar
    6. Vendosja për faljen e namazit.


6 pasi të hymë në namaz

    1. Tekbiri fillestar
    2. Qëndrimi në këmbë
    3. Leximi i Kur'anit
    4. Përkulja në ruku
    5. Lëshimi në sexhde
    6. Qëndrimi ulur në fund të namazit.


5 namazet e ditës dhe rekatet e tyre

    1. Namazi i sabahut ka 4 rekate: 2 sunnet dhe 2 farz
    2. Namazi i drekës ka 10 rekate: 4 sunnet, 4 farz dhe 2 sunnet të fundit
    3. Namazi i ikindisë ka 8 rekate: 4 sunnet dhe 4 farz
    4. Namazi i akshamit ka 5 rekate: 3 farz dhe 2 sunnet
    5. Namazi i jacisë ka 13 rekate: 4 sunnet, 4 farz, 2 sunnet të fundit dhe 3 namazi i vitrit.


4 melekët e mëdhenj

    -
Xhibrili - sjell shpalljet
    -
Mikaili - sjell rizkun
    -
Azraili - merr shpirtërat
    -
Israfili - i frynë "surit" Ditën e Kijametit dhe të Ringjalljes


4 librat e mëdhenj

    -
Tevrati - i zbriti Musait a.s.
    -
Zeburi - i zbriti Davudit a.s.
    -
Inxhili - i zbriti Isait a.s.
    -
Kur'ani -
i zbriti Muhammedit a.s.

 


Shko te lista e duave-lutjeve