Artikujt më të rinj
Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë sonë - 10.11.2019
- Detajet
- Kategoria: Aktivitete
- Lexuar: 139 herë
Më 10 nëntor 2019, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e ndjekin mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë.
Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), hafiz Mehas ef. Alija, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit, prindërit dhe mualimin e xhamisë. Për mbaruesit e hatmes kryetari Alija kishte sjellë me vete edhe nga një kopje të librit me poezi islame të prof. Mahir Hasanit "Lutju Zotit".
Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë sonë - 6 maj 2018
- Detajet
- Kategoria: Aktivitete
- Lexuar: 5001 herë
Më datë 6 maj 2018, pas namazit të drekës, në praninë e prindërve dhe të shumë mysafirëve që kishin ardhur gjithandej, në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë “Hëna e re” në Kreuzlingen, pranë mual-limit Rejhan ef. Neziri.
Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë sonë – 19.11.2016
- Detajet
- Kategoria: Aktivitete
- Lexuar: 8276 herë
Më 19 nëntor 2016 në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së 5 nxënësve të xhamisë, të cilët me këtë rast i kanë përfunduar të tria shkallët e mësimit fetar islam.
Festë e dyfishtë në xhaminë tonë
- Detajet
- Kategoria: Aktivitete
- Lexuar: 9810 herë
Sot, më 2 tetor 2016, xhamia jonë festoi dyfish:
1. Vitin e ri hixhrij 1438
2. Pagesën e borxhit ndaj bankës
Në ora 10 nisi, si zakonisht, mësimi fetar me fëmijët e mektebit. Sot nuk pati mësim, sepse ishte ditë feste. Nxënësit ngjyrosën shkrime të ndryshme me mesazhe urimi për vitin e ri islam, frynë ballonë, ngjitën figurën e devesë nëpër mure e dritare, si simbol i përkujtimit të hixhretit të Muhammedit a.s., bashkë me Forumin e Grave të xhamisë nxënësit përgatitën brumin e biskotave ...
Faqja 1 nga gjithsej 5