Më 19 nëntor 2016 në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së 5 nxënësve të xhamisë, të cilët me këtë rast i kanë përfunduar të tria shkallët e mësimit fetar islam.
Përveç një numri të madh të prindërve dhe të mysafirëve, i pranishëm ishte edhe drejtori i sektorit për diasporë pranë BFI të RM, Dr. Selver ef. Xhemaili, i cili pos fjalës së rastit me vete kishte sjellë edhe nga një libër dhuratë për nxënësit që kishin bërë hatmen.
Programin e zbukuroi edhe korri i nxënësve të xhamisë me këndim ilahijesh dhe recitime vjershash.
Në fund, familjarët e nxënësve që patën kryer hatmen shtruan ushqim dhe ëmbëlsira nga më të ndryshmet për të gjthë të pranishmit.
Faleminderit për pjesëmarrjen, All-llahu i Plotfuqishëm ju shpërbleftë!
Nxënësit që bënë hatmen ishin:
1. Azra (Nevzat) Idrizi nga f. Poroj i Tetovës
2. Besmira (Rexhep) Qazimi nga f. Xhepçisht i Tetovës
3. Leonora (Shpend) Asipi nga f. Reçicë e Madhe e Tetovës
4. Rilind (Zimer) Memeti nga f. Zhelinë e Tetovës
5. Zehra (Rejhan) Neziri nga f. Tearcë e Tetovës
Të gjithë nxënësve u urojmë të gjitha të mirat në një jetë të mbushur me Kur’an!