TÜRKİYE DİYANET İŞLERİ BAŞKANLIĞI
Pyetje të shpeshta rreth agjërimit
Nga turqishtja: Rehan Neziri
Kreuzlingen, 2026
PARATHËNIE
Një nga mjetet përmes të cilave Kryesia jonë, e ngarkuar me detyrën e ndriçimit fetar të shoqërisë, e përmbush këtë mision, është shërbimi i përgjigjes ndaj pyetjeve fetare që i drejtohen nga populli ynë. Pyetjet me karakter fetar, të parashtruara nga qytetarët tanë si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij - qoftë nëpërmjet letrave, telefonit, faksit, postës elektronike apo nëpërmjet paraqitjes personale - shqyrtohen dhe marrin përgjigje nga Këshilli ynë i Lartë për Çështjet Fetare.
Këshilli ynë ka vendosur që përmbledhja e pyetjeve dhe përgjigjeve të hartuara nën titullin “Pyetje të Shpeshta” të botohet në formë serie, në stilin e broshurave të xhepit. Në këtë kuadër, në vitet e kaluara janë përgatitur dhe botuar në mënyrë të njëpasnjëshme broshura me titullin “Pyetje të Shpeshta” mbi tema të ndryshme si Haxhi, Agjërimi, Zekati dhe Kurbanet. Synohet që kjo seri të vazhdojë edhe me tituj të tjerë tematikë, sipas nevojave që paraqiten. Duke u mbështetur në reagimet pozitive të marra si nga nëpunësit fetarë që shërbejnë pranë Kryesisë sonë, ashtu edhe nga populli ynë, është parë si e përshtatshme që broshurat e përfshira në këtë seri të rishikohen nga Këshilli, të plotësohen me shtesa aty ku është e nevojshme dhe të ribotohen në një formë të përmirësuar.
Përgjigjet e përfshira në këto broshura janë të një natyre që nuk ndryshon sipas individëve; ato janë të hartuara për përdorim praktik dhe synojnë të sigurojnë një unitet në dhënien e fetvave. E lusim Allahun e Madhëruar që këto broshura të përgatitura të jenë të dobishme, para së gjithash për Myftinitë tona, për Zyrat e Familjes dhe të Udhëzimit pranë tyre, për nëpunësit fetarë, si edhe për të gjithë qytetarët tanë që shfaqin interes për këto çështje.
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare i Turqisë
Lexo ose shkarko broshurën në PDF

