Ballina
Tefsiri i ajetit 27 të sures el-Bekara
- Details
Në këtë ajet përmenden tri shembuj të rëndësishëm të moralit dhe sjelljeve të këqija të atyre që i kundërshtojnë urdhrat e Allahut xh.sh. dhe e zgjedhin rrugën e mosbindjes ndaj Tij: 1. Thyerja e besës së dhënë Allahut xh.sh., 2. Shkëputja e lidhjeve që Allahu ka urdhëruar të mbahen të bashkuara dhe 3. Përhapja e çrregullimit dhe shkatërrimit në tokë.
- Hits: 10
Tefsiri i ajetit 26 të sures el-Bekara
- Details
Përdorimi i krahasimeve, përngjasimeve dhe shembujve bën pjesë në artet letrare, të cilat shërbejnë si për ta zbukuruar shprehjen, ashtu edhe për ta bërë më të lehtë kuptimin e saj. Allahu xh.sh., i Cili zotëron mëshirë dhe mirësi të pakufishme, i ka përdorur, kur ka qenë e nevojshme, edhe këto mjete letrare në Librin e Tij, në mënyrë që njerëzit ta lexojnë atë me kënaqësi dhe ta kuptojnë më lehtë.
- Hits: 8
Tefsiri i ajetit 25 të sures el-Bekara
- Details
Shprehja “amel-i salih” (punë të mira), të cilën e kemi përkthyer si “vepra të mira”, ka një kuptim të gjerë dhe i përfshin të gjitha veprat, qëndrimet dhe sjelljet që janë të dobishme për besimtarin, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Njerëzit që e njohin Allahun xh.sh. dhe kanë njohuri për Të aq sa Ai ua ka bërë të ditur, e adhurojnë Atë pa pasur nevojë për ndonjë nxitje tjetër.
- Hits: 2
Tefsiri i ajeteve 21-24 të sures el-Bekara
- Details
Në ajetet e mëparshme, njerëzit, për sa i përket besimit, u ndanë në tri grupe: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë, dhe u shpjeguan veçoritë e secilit grup. Në këtë ajet, pavarësisht gjendjes së tyre në besim, u drejtohet me thirrje të gjithë njerëzve dhe të gjithë ftohen që të jenë në shërbim të Allahut xh.sh..
- Hits: 5
Tefsiri i ajeteve 8-20 të sures el-Bekara
- Details
Pas përshkrimit të atyre që besojnë në fenë e vërtetë dhe të atyre që e mohojnë atë haptazi, tani trajtohet një grup i tretë, i dalluar për nga besimi dhe sjellja: munafikët (hipokritët). Munafik quhet ai person që, ndonëse nuk beson me zemër, deklaron se e beson Allahun e Madhëruar, Pejgamberin s.a.v.s. dhe parimet e tjera të besimit që ai i ka kumtuar, duke u paraqitur si musliman.
- Hits: 5
Page 1 of 2
