Kryesia e xhamisë

 

 1.     Besir Halili - kryetar

 2.     Ramiz Sallai - nënkryetar

 3.     Mujesere Cana-Imeri - sekretare

 4.     Xhemile Fetaji-Uka - zv. sekretare

 5.     Valdrin Rakipi - arkëtar

 6.     Fisnik Ziberi - zv. arkëtar

 7.     Rami Alili - kontabilist

 8.     Blerim Emini - anëtar kryesie

 9.    Mallzim Xhelili - anëtar kryesie

10.   Rehan Neziri - imam, anëtar konsultativ

 

 

Kryetari i xhamisë:

Besir Halili - 079 563 55 94;

el.hikmeh(at)gmail.com

 

Imami i xhamisë:

Mr. Rehan Neziri - 078 768 67 45;

nrehan(at)bluewin.ch

 

Kryetarja e Forumit të Grave:

Zuleja Nuredini - 076 417 09 84;

nuredini-ahmedi(at)windowslive.com

 

Kryetari i Forumit të të Rinjve:

Arben Bajrami - 079 782 02 39;

arben.bajrami(at)gmx.ch

 

Kryetari i Forumit "Networking":

Zuli Imeri - 076 594 70 05

 

 

 

 

Këtu mund t'i lexoni tri poezi të shkruara nga miqtë tanë me rastin e hapjes solemne të xhamisë sonë të re në Kreuzlingen.
All-
llahu xh.sh. i shpërbleftë me të mirat e Tij!

 

KRENARIA E UMMETIT

Nënë moj,
Bismilahun, kush më mësoi,
Kush qe ai,
Që xhami ndërtoi!

Bota ishte përhumbur, 
Si përhumbja e dritës në errësirë.
E profeti ndërtonte tulla nga balta,
Xhaminë e parë në dritë ta shpjer

Nënë moj,
Allahun ku madhërova!
Kush qe ai,
Që për xhami nuk tha: ah, mbarova!

Një rrugë drejt qiellit,
Një zë rrotull botës,
Çanë horizontet e larta!

 

Edhe në brendi të dhomës
Kënaqësi i sjellë nënëlokes .

Nën moj,
Namazin, kush më mësoi,
Kush qe ai,
Që me xhami më bekoi!

I madh është gëzimi sot,
E lartë krenaria jonë,
Nuk mbeti vend në këto anë,
Ezani Muhamedije pa u thënë!

Nënë moj,
Pa ezanë si do të jetoja,
Kush qe ai që xhami bëri,
Një jetë të tërë t'i kushtoja!

Sabahet kur vijnë
Vijnë edhe melaqet, nuk vonojnë 
Selam u bëjnë besimtarëve
Rrugës për në xhami tek shkojnë 

Nënë moj,
Fenë e atdhenë ku ruajta,
Lum ai që gjeti xhaminë
Se pa të nuk u jetuaka!

Vëlla i dashur pse mërzitesh,
Nga shtëpia u dëbove,
I rraskapitur, mbase jetove.
Por, Allahun kurrë s'e harrove!

Rrugët e suksesit
Fillojnë e mbarojnë,
Te madhështia e minares,
Aty, ku rrugët e jetës përpara shkojnë.

Nënë moj,
Bismilahun, kush më mësoi,
Kush qe ai,
Që xhami ndërtoi!


07.04.2008
E Hënë


Mehas Alija
www.breziiri.com

 

UNË MUSLIMAN

Unë musliman
I migruar rrugëve të botës
I përbuzur prej të gjithëve nga smira
Se unë jam trashëgimtar i fesë së pastër
I rrugës së drejtë të All-
llahut

Unë musliman
I migruar rrugëve të botës
Marr shembull nga më i dashuri i Zotit
I cili pasi emigroi në Medine
Punën e parë që bëri
Një xhami ndërtoi

Unë musliman
I mësuar me pak
I udhëzuar në rrugë të drejtë
Di edhe të agjëroj
Ndava nga pasuria ime e fituar hallall
Në nismën për një xhami

E ti vëlla, erdhe nga larg
I afërt m'u gjete sot
Ndave dhe ti nga pasuria jote
Dhe të gjithë u bëmë tok
Ma pasuri të fituar hallall
Me djersën e ballit
Ndërtuam xhaminë
Të dëgjojmë ezanin
Kujtojmë ezanin e Bilallit

Unë jam musliman
I migruar rrugëve të botës
Sot e qetësoj shpirtin tim
Prej sot s'jam më i humbur
Kam vendin ku kokën në sexhde do ta vë
Ku hutbet do t'i dëgjoj në ditë të xhuma
Ku Allahut një ibadet do t'i bëj
Ku fëmijët e mi në Islam do t'i mësoj

Unë musliman
Sot jam i gëzuar
Edhe pse për ca para më pak i pasur
Sot jam i gëzuar
Edhe pse i lodhur nga puna
Sot jam i gëzuar
Për hir të Allahut
Një xhami kemi ndërtuar
Një shtëpi të ngjashme me këtë
Në xhennet kemi fituar
Pejgamberi i Allahut
Për këtë na ka njoftuar

Unë musliman
I kalitur me kulturën më të mirë islame
Ballëhapur i them çdokujt
I am Muslim
Ich bin Muslim
Unë jam musliman


Daut Ameti, aktor

 

ISHA  NË  MESIN  TUAJ!

Ditë e bukur gjithkah në botë.
Dhuratë e çmuar, nga i madhi Zot.
Unë me punë në kopshtin tim,
Përplot ndjenja me gëzim…

Me shpirt e zemër,
Në mesin tuaj qëndroja !
Lutje e urata...
Juve ju shqiptoja !.

Mendoja vëllezërit e tubuar,
Xhaminë e re duke përuruar.
E, unë i lumtur si gjithnjë
E ndjeja veten mu ATY… !


Këto vargje si kujtim,
muslimanëve, në mërgim,
T'i lexojnë të rinj e t'moshuar
Fenë e Zotit për t'forcuar. 


Pranoni uratat me sinqeritet
Zoti ju shpërbleftë me Xhennet


Zeqir  Mehmeti -
 pedagog
Zhelinë, Tetovë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bashkësia Islame Shqiptare "Hëna e Re" në Kreuzlingen të Zvicrës

 

 

 

 

Qyteti i Kreuzlingenit shtrihet në verilindje të Zvicrës, në kufi me Gjermaninë, buzë liqenit Boden, dhe bashkë me qytetin gjerman të Konstanzës përbën një aglomerat prej afro 100 000 banorësh. Nga aspekti administrativ Kreuzlingeni bën pjesë në kantonin Thurgau (TG), njëri prej 26 kantoneve sa ka krejt Zvicra. Është formuar me njësimin e vendbanimeve Kreuzlingen-Egelshofen me Kurzrickenbachun (1927) dhe me Emmishofen (1928). Në vitin 1947 Kreuzlingeni bëhet qytet (me mbi 10 000 banorë). Në fund të dhjetorit 2014 Kreuzlingeni ka numëruar 21'166 banorë, 63.3 % e të cilëve (11'295) janë me origjinë të huaj. Qyteti ka një sipërfaqe prej 1'149 ha. (më tepër) 



Xhamia "Hëna e Re" në Kreuzlingen (fillimisht Shoqata "Hëna e Re") bën pjesë ndër xhamitë e para shqiptare që janë hapur në Zvicër. Zyrtarisht është hapur më 1 janar 1993, fillimisht në një hapësirë prej afro 82 m² në një sallë të ndërtesës së Vëllezërve Hager në Kirchstrasse 5 f. Brenda të njëjtit vit, bashkë me faltoren, me përpjekjet dhe flijimet më të mëdha të xhematit të kësaj Xhamie akomodohet edhe një hapësirë prej afro 32 m² si çajtore e Xhamisë, e cila asokohe kishte edhe zyrën e saj prej 8 m². Në mesin e nënshkruesve të kontratës së parë të qirasë së këtij objekti figurojnë emrat e z. Servet Qazimit-kryetar, z. Imer Mislimit dhe z. Besir Ziberit - anëtarë kryesie. 



Në krye të dy viteve kjo hapësirë fillon të mos i plotësojë nevojat e xhematit, pas çka ngjitas me këtë objekt, merret me qira edhe një pjesë e konsiderueshme prej afro 100 m², brenda së cilës krijohet edhe klasa për mësimin fetar të fëmijëve shqiptarë, me çka kjo xhami kishte një hapësirë prej afro 215 m². 

 

Në mars të vitit 2007 është blerë një objekt i ri për xhami në Romanshornerstrasse 16 po në Kreuzlingen. Pas gjashtë muajve nga nënshkrimi i kontratës, pikërisht më 1 tetor 2008 filluan punimet për renovimin dhe përshtatjen e brendshme të objektit për nevojat e kësaj qendre. Në krye të gjashtë muajve mbaruan punët në këtë drejtim dhe pikërisht më 2 mars 2008 xhemati i kësaj xhamie e përjetoi një ditë feste e gëzimi, kalimin nga objekti i vjetër i xhamisë që gjendej në Kirchstrasse 5 f në këtë objekt të ri, i cili përpos faltores për burra prej afro 180 m², ka edhe pjesën e ndarë enkas për femrat me një madhësi prej afro 30 m². Pastaj ka kafenenë, zyrën e kryesisë e të imamit si dhe klasën për mësimin fetar që gjithsejt kap një hapësirë prej mbi 300 m². Objekti në fjalë ka edhe një hapësirë të gjerë për parkimin e veturave si dhe dy banesa permbi faltoren. Shkurt, për momentin ky objekt në mënyrë optimale i plotëson nevojat e kësaj bashkësie islame shqiptare këtu në Kreuzlingen dhe xhemati është i kënaqur me punën që ka bërë dhe me vetë objektin e përshtatur sipas shijes së më të bukurës. Më 12 prill 2008 u bë hapja solemne e xhamisë së re ku morën pjesë Reisul-Ulemaja i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman ef. Rexhepi, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, muftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati, muftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, përgjegjësi për shtyp pranë Bashkësisë Islame të Kosovës Ahmet ef. Sadriu, perfekti i komunës së Kreuzlingenit z. Andreas Netzle, prifti katolik Matthias Loretan, hoxhallarë nga Zvicra e Gjermania si dhe shumë besimtarë muslimanë nga këto troje. Më tepër për hapjen solemne të xhamisë klikoni këtu.

Sot ky institucion fetar quhet Bashkësia Islame Shqiptare "Hëna e Re" dhe ka Statutin e saj, kryesinë e xhematit prej nëntë anëtarësh, imamin e rregullt, Mr. Rejhan Nezirin si dhe një numër prej 280 anëtarësh të rregullt. Struktura aktuale e kryesisë së kësaj xhamie është si vijon, kliko këtu.



Juridikisht, por jo edhe financiarisht, kjo Bashkësi, përmes Këshillit Koordinues të Bashkësive Islame të vendlindjes me seli në Cyrih, vepron në kuadër të aktiviteteve të përgjithshme të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë dhe kultivon marrëdhënie të ngushta me Bashkësinë Islame të Kosovës. Ajo, në të njëjtën kohë është edhe anëtare e Lidhjes së Bashkësive Islame të Zvicrës Lindore dhe Principatës së Lihtenshtajnit, shkurt e njohur me emrin DIGO.



Aktivitetet: Përpos 5 namazeve ditore, xhumasë e bajrameve, në këtë xhami mbahen edhe një sërë ligjëratash e takimesh me xhemate të moshave të ndryshme. Pos ligjëratës së zakontë që mbahet para namazit të xhumasë; të shtunave mbas namazit të jacisë mbahen takime jo të rregullta me të rinjtë ku diskutohen tema fetare të cilat zgjidhen sipas kërkesës së vetë të rinjve; të dielave pas namazit të drekës sërish vijojnë ligjëratat fetare për të rritur. Dy ditë brenda javës, zakonisht pas namazit të jacisë, zhvillohet mësim fetar për të rritur, ku mësohet leximi i Kur'anit. I njëjti mësim i Kur'anit zhvillohet dy ditë në javë edhe për gratë muslimane nga mual-limja Ibadete Neziri. Mësimi fetar për fëmijët mbahet në klasën e xhamisë ( Mekteb ) ditëve të mërkura pas dite dhe të shtunave e të dielave para dite. Momentalisht këtë mësim janë duke e ndjekur afro 80 nxënës, djem dhe vajza. Ata mësimin e ndjekin në tri shkallë. Në shkallën e parë ata mësojnë duatë (lutjet) kryesore, mënyrën praktike të faljes së namazit si dhe parimet bazë të fesë islame. Në shkallën e dytë mësojnë shkronjat arabe dhe në të tretën këndimin e Kur’anit në gjuhen arabe. Në çdo javë nxënësve u jepet nga një leksion mbi kulturën fetare të shkruar në gjuhën shqipe, me një fjalorth shqip-gjermanisht si dhe me pyetjet si detyrë shtëpie, me çka mëtohet që fëmijëve t'u mësohet feja përmes një shqipeje të pastër.

 

Xhamia "Hëna e Re" mundohet që vazhdimisht t'i shënojë më denjësisht e solemnisht edhe festat fetare, netët e ditët e mëdha që kanë peshë e rëndësi të veçantë në bagazhin e madh fetar e kulturor islam. 

 

Xhamia “Hëna e re” në Kreuzlingen kultivon marrëdhënie të mira edhe me xhamitë përreth vetes, qofshin shqiptare ose të tjera, duke organizuar takime dhe aktivitete të përbashkëta.

Xhamia “Hëna e re” në Kreuzlingen e mbështet fuqishëm mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe që ofrohet nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në nivel zviceran dhe që në Kreuzlingen ofrohet nga Shkolla Shqipe “Naim Frashëri”.

Xhamia “Hëna e re” në Kreuzlingen i jep rëndësi të veçantë edhe dialogut ndërfetar në vend. Është një nga themeluesit e Tryezës së Rrumbullakët të Feve në të cilën marrin pjesë kisha katolike, kisha evangjeliste, qendra budiste, xhamia turke, komuna e qytetit si dhe autoritetet e shkollave të qytetit. Kjo Tryezë për çdo vit në javën e parë të nëntorit organizon të ashtuquajturën “Java e feve”, ku përfaqësues të feve të ndryshme prezantojnë besimin dhe traditat e tyre fetare, me çka i kontribuojnë njoftimit dhe afrimit të pjesëtarëve të feve të ndryshme.

Si fryt i kësaj Tryeze ishte edhe futja e mësimit fetar islam nëpër shkollat publike të qytetit. Që nga viti 2010 e këndej në dy shkolla të qytetit imami Rejhan Neziri ligjëron mësimin islam në gjuhën gjermane për nxënësit e klasës së 4, 5 dhe 6-të. Ky mësim zhvillohet paralelisht me mësimin krishterë të ritit katolik dhe evangjelist. Mësimin e ndjekin nxënës muslimanë të nacionaliteteve të ndryshme, si: shqiptarë, turq, boshnjakë, kurdë, pakistanezë, arabë dhe fëmijë zviceranë të konvertuar në Islam ose me familje të përziera. Është interesantë se kemi fëmijë nga familje të përziera që e ndjekin edhe mësimin islam po edhe atë krishterë të ritit që i takon njëri prind.

Interesimi i prindërve po edhe i fëmijëve është i lartë. Megjithëse ata janë të lirë të mos e ndjekin këtë mësim, sërish numri i nxënësve sillet te 90, që përbën 80 % të nxënësve muslimanë të kësaj grupmoshe. Më tepër për këtë klikoni këtu.