Pyetja:

A lejohet që një pasues i një medh'hebi për ndonjë çështje të caktuar të marrë fetva apo të praktikojë diçka që është e medh'hebit tjetër?



Përgjigjja:

Sa i përket masës së thjeshtë dhe atyre që nuk janë muxhtehidë, ata duhet ta ndjekin një medh'heb (shkollë juridike islame) të caktuar edhe atë në tërësi, e jo në disa çështje po e në disa jo, në disa çështje e ndjek një medh'heb të caktuar e në disa çështje të tjera një tjetër medh'heb. Kjo thjesht nga arsyeja se secila shkollë ka metodologjinë e vet se si i kupton mësimet e fesë dhe si i aplikon ato sidomos në çështjet për të cilat nuk ka sqarime të qarta në dy burimet bazë të Islamit, Kur'an dhe Sunnet. Tekefundit, arsyeja e paraqitjes së medh'hebeve është pikërisht kjo, dhe ato thuajse asnjëherë nuk dallojnë nga njëra-
tjetra sa u takon çështjeve e mësimeve thelbësore të Islamit për të cilat ka argumente të qarta në Kur'an, Sunnet dhe Ixhma'.


Kjo, pra përzierja e medh'hebeve, ndoshta mund të vjen në shprehje për disa çështje bashkëkohore për të cilat ndoshta medh'hebi të cilin e ndjek pasuesi, akoma nuk është prononcuar apo akoma nuk ka dhënë fetvanë për të.


Rasti i dytë kur mund të përzihen medh'hebet është me juristin islam, i cili ka arritur shkallën e muxhtehidit. Ai mund të marrë nga diçka prej secilit medh'heb, mirëpo jo thjesht për të përmbushur qejfet apo teket e dikujt, por me qëllim të nxjerrjes në pah të së vërtetës. Ndërkaq ky veprim, në literaturën islame nuk njihet si përzierje medh'hebesh, porse themelim i një medh'hebi të ri.