Pyetja:
Hoxhë i nderuar si ta mësoj faljen e namazit? (Endriti)
Përgjigjja:
Pyetës i nderuar, ju përgëzojmë për interesimin tuaj që tregoni ndaj mënyrës së faljes së namazit. Namazi është njëra ndër detyrat kryesore të Islamit, prandaj edhe nuk duhet ndier turp kur është në pyetje mësimi i parimeve të Islamit.
Për mënyrën e faljes së namazit ka disa mjete si vizuele ashtu edhe të shkruara. Duhet pasur kujdes me këtë rast, fatkeqësisht, se cilat mjete po i shfrytëzoni. Ngase kohëve të fundit po paraqiten disa fytyra, kryesisht të reja e të parrënjë familjarisht në Islam, por që kanë rënë nën ndikimin e disa rrymave të cilat sikur e kanë marrë përsipër misionin e ndreqjes së mënyrës së faljes së namazit, të cilin namaz populli ynë me shekuj të tërë e ka falur sipas shkollës juridike hanefite. Është fjala për rrymat që njihen me emrat selefijjeh, vehhabijjeh, xhemaatu't-
Për këta 'ulema' si duket problemi i vetëm i pazgjidhur i muslimanëve është mënyra e faljes së namazit sipas sunnetit të Pejgamberit a.s. Sipas pretendimeve të këtyre 'argatëve' e të parrënjëve në Islam, ka vetëm një mënyrë se si është falur Pejgamberi a.s. dhe ajo është metoda selefijjeh, vehhabijjeh...dhe se të gjithë të tjerët që nuk janë falur e që nuk po falen sikurse këta, janë falur dhe po falen gabimisht. Kjo do të thotë se ata nuk po falen sipas sunnetit të Pejgamberit a.s. Kjo nga ana tjetër lë të kuptohet se "po u falkan në mënyrë joislame"?! Pa le të presim, ndoshta ndonjë ditë do të na thonë se "po falen sipas mësimeve të shejtanit", e ndoshta ndonjë ditë do të na nxjerrin edhe nga Islami, duke na akuzuar për mosbesim (kufër)... O Zot, mbushi mend këta njerëz, që mëtojnë të bëhen 'xhandarë' nëpër xhami!
Sa i takon mënyrës së faljes së namazit, në web faqen tonë të mektebit keni njohuri të mjaftueshme për të gjitha hollësitë që i nevojiten një fillestari lidhur me marrjen e abdestit, ezani, ikameti dhe mënyra e faljes së secilit namaz veç e veç. Kliko këtu!
Për pjesën teorike të faljes së namazit, ju preferojmë në veçanti ta lexoni librin "Çështje të fikhut sipas Kuduriut (Ibadat)" të el-Bureniut, Prishtinë, 2002...