Pyetja -
Ç’është dallimi ka midis sufizmit dhe shiizmit? (Anonim)
Përgjigjja:
Tesavvufi ndryshe quhet edhe sufizëm, kurse në botën perëndimore më shumë njihet me termin misticizëm. Si rrymë misticizmi njihet dhe ka qenë po edhe sot është prezent edhe në hebraizëm, edhe në krishterizëm edhe në hinduizëm e në shumë fe të tjera, dhe zakonisht tregon prirjen për një ngritje shpirtërore, për takimin me Zotin. Pra Tesavvufi ose Sufizmi islam, është shumë i përngjashëm nga aspekti teorik, me misticizmin e feve të tjera, mirëpo edhe dallon prej tyre në një sërë pikash. Nëse hyni te faqja jonë e internetit: el-
Në tesavvuf me rëndësi është që njeriu të largohet nga kënaqësitë e kësaj bote, të mos e lakmojë shumë këtë botë dhe të jepet kryekëput pas Zotit, pas ibadetit dhe përkushtimit ndaj Zotit. Kjo është një ngritje shpirtërore...
Brenda tesavvufit si të këtillë ekzistojnë shumë shkolla apo siç i quajmë ndryshe tarikate. Secila prej tarikateve mundohet t'i realizojë qëllimet kryesore të tesavvufit në mënyrën dhe stilin që e sheh më të përshtatshëm. Te ne shqiptarët mbisundon tarikati bektashian, e pastaj vjen tarikati rufai, sa'dij, nakshibendij etj.
Në bazë, nëse i lexojmë veprat e themeluesve të tarikateve, do të vërejmë se thuajse asgjë nuk bie në kundërshtim me mësimet bazë të Islamit. Mirëpo njerëzit më pas, duke i ndryshuar ato mësime e rregulla të themeluesit të tarikatit, kanë shpikur ide e veprime që shumë keq bien ndesh me Islamin. Pra, si tendencë tesavvufi është brenda Islamit dhe ka mbështetje në Kur'an dhe në hadithet e Muhammedit a.s., mirëpo nga aspekti praktik se si po zbatohet dhe si po manifestohet tarikati, ka mjaft gjëra për t'u kritikuar.
Për më shumë të porosis ta lexosh këtë libër që e ceka më lart dhe që është në faqen tonë.
Kurse shiizmi është një shkollë ose sekt politik në Islam. Shiizmi rrënjët i ka qysh në kohën e parë të Islamit, gjegjësisht menjëherë pas vdekjes së Muhammedit a.s. Sipas shiitëve, pas vdekjes së Muhammedit a.s. halif (kryetar shteti) është dashur të jetë Aliu e jo Ebu Bekri dhe se kinse Muhammedi a.s. qysh duke qenë gjallë e paska lënë me gojë (testament) që pas tij halif të ishte hazreti Aliu. Mirëpo burimet e hadithit e të historisë islame nuk e mbështesin një gjë të tillë dhe thonë se nuk është e vërtetë që Muhammedi a.s. ka thënë diçka kështu. E vërteta është se Muhammedi a.s. këtë gjë nuk e ka caktuar vetë, por e ka lënë në kompetencat dhe vullnetin e vetë muslimanëve që ata vetë ta zgjedhin kryetarin e shtetit....
Më vonë ndodhin edhe disa ngjarje jo të lakmueshme për muslimanët dhe shiizmi sa vjen e shtohet dhe thellohet hendeku midis tyre dhe pjesës shumicë sunnite, që jemi edhe ne. Më vonë, këtë çështje pastër politike shiitët e veshin edhe me petk fetar, duke e vesh me ajete nga Kur'ani duke i komentuar ato sipas dëshirës dhe ineresit të tyre dhe duke shpikur hadithe (fjalë të Muhammedit a.s. ) që ai kurrë nuk i ka thënë.
Fjala shi'ij do të thotë ithtar, simpatizues, dhe në literaturën islame përmendet termi "Shi'atu Alijj", që do të thotë "ithtar, simpatizues i Aliut". Nga aspekti gjuhësor të gjithë muslimanët janë shi'it, sepse nuk mund ta gjesh asnjë musliman në botë i cili nuk e do dhe nuk e simpatizon hazreti Aliun, mirëpo nga aspekti terminologjik dhe politik shi'itët janë vetëm ata që sot jetojnë në Iran, një pjesë në Irak, Siri, Turqi, Kuvajt etj.
Ky ishte kryesisht dallimi midis tesavvufit dhe shiizmit. Mirëpo këto kanë edhe anët e tyre të përbashkëta.
Prandaj ndoshta mund të na duken si të përziera me njëra-
Si do që të jetë, është e vërtetë se të gjithë ata njerëz që thonë se janë muslimanë, ne e kemi për borxh ata t'i trajtojmë si muslimanë dhe nuk kemi të drejtë t'u themi se nuk janë muslimanë. Ata janë muslimanë, mirëpo të kësaj shkolle apo të atij tarikati. Të gjithë këta gjenden nën ombrellën e madhe të Islamit.