Me rastin e ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s., më 26 nëntor 2017, xhamia jonë organizoi këndim mevludi dhe një ligjëratë fetare. Ligjëruesi i ftuar enkas për këtë rasti ishte Emin ef. Odai, imam në Biel/Bienne të Zvicrës, i cili ligjëroi në temën: "Muhammedi a.s. - njeriu me virtyte të larta morale".
E falënderojmë nga zemra imamin e nderuar dhe i urojmë të gjitha të mirat në jetë.
Po ashtu i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit si dhe anëtarët e kryesisë së xhamisë e në veçanti Forumin e Grave Muslimane të xhamisë sonë, të cilat si çdo herë, përveç tjerash, kishin përgatitur edhe ëmbëlsirat më të mira për këtë manifestim.