Xhamia "Hëna e re" - Kreuzlingen
Toggle Navigation
  • Ballina
  • Kryesia e xhamisë
  • Historiku i xhamisë
  • Kontakti
  • ndares
  • El-Hikmeh
  • Die Moschee
  • Mektebi
  • Ju ndodheni te:  
  • Ballina

Xhamia jonë festoi 30 vjetorin e themelimit të saj

Më 28 janar 2023 xhamia jonë shqiptare «Hëna e re» në Kreuzlingen festoi 30 vjetorin e themelimit të saj. 

Në praninë e afro 700 personave, të moshuar e fëmijë të vegjël, kryesia e xhamisë bashkë me forumet e saj, me këndues Kur’ani e ilaijesh, me korrin e nxënësve të mektebit të xhamisë, me mysafirë të lartë nga komuna, kantoni, Zvicra e vendlindja, me ansamblin e valleve shqipe «Drita» nga Kreuzlingeni, u rrumbullakësua kjo natë e begatë e festive.

Lexo më tej...

Për dhjetë vite 520 hatme të kënduara

Duke u nisur nga fakti se leximi i Kur’anit, përpos që është një detyrë e muslimanit, ai është edhe një ushqim shpirtëror i tij, ne si xhemat i kësaj xhamie vendosëm që, krahas leximit të Kur’anit që e bën secili për vete në shtëpi, të lexojmë edhe nga një hatme kolektive (të përbashkët). Hatme do të thotë leximi apo këndimi i gjithë Kur’anit, nga fillimi e deri në fund, përafërsisht 604 faqe.

Lexo më tej...

Turniri tradicional i futbollit në sallë 2019

Më 2 dhe 3 shkurt 2019, Xhamia shqiptare „Hëna e re“ në Kreuzlingen organizoi turnirin tanimë tradicional të futbollit në sallë.

Turniri organizohet në dy kategori: për fëmijë dhe për të rritur si dhe është i hapur për të gjithë pa marrë parasysh prejardhjen fetare, kombëtare e gjinore nga mbarë Zvicra Lindore.

Lexo më tej...

Promovim i dy veprave të imamit tonë Rejhan ef. Neziri

Më 7 tetor 2018, pas namazit të drekës, xhamia jonë organizoi një program të veçantë për promovimin e dy veprave të fundit të imamit tonë, mr. Rejhan ef. Neziri.

Pas një prezantimi të shkurtër të veprave të botuara më herët dhe ato që pritet të botohen së shpejti të autorit R. Neziri, për librin e parë „Për një familje të lumtur islame“ referuan kryetarja e Forumit të Grave Muslimane pranë xhamisë sonë znj. Zulkeflije Nuredini dhe sekretarja znj. Mujasere Imeri-Cana, ndërkaq për librin e dytë „Të jesh musliman në Zvicër - përsiatje teologjike dhe sociologjike“ referuan dr. Mahi Latifi dhe Xhelal Qazimi.

Lexo më tej...

Mevlud dhe tribunë fetare - 26.11.2017

Me rastin e ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s., më 26 nëntor 2017, xhamia jonë organizoi këndim mevludi dhe një ligjëratë fetare. Ligjëruesi i ftuar enkas për këtë rasti ishte Emin ef. Odai, imam në Biel/Bienne të Zvicrës, i cili ligjëroi në temën: "Muhammedi a.s. - njeriu me virtyte të larta morale".

Lexo më tej...

  1. Cikël ligjëratash lidhur me “Radikalizimin e të rinjve muslimanë në Perëndim – procesi dhe sfidat”
  2. Turniri i futbollit në sallë, Kreuzlingen 2017
  3. Koncerti islam në Kreuzlingen, 2017
  4. Dua hatmeje e grave nga Kreuzlingeni, 2017
  5. Konfirmandët e vizitojnë xhaminë tonë, 2017

Faqja 1 nga gjithsej 15

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • ...
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

Kryesore

  • Aktivitetet në xhaminë tonë
  • * * *
  • Ezani dhe ikameti
  • * * *
  • Video
    • Të rinjtë muslimanë
    • Përgatitja për ahiret
    • 7 grupet nën hijen e Zotit
    • I këtillë ishte Muhammedi a.s.
  • * * *
  • Derse - ligjërata
    • Derse mbi Ramazanin në mp3
  • * * *
  • Hutbe të Rejhan ef. Nezirit
  • * * *
  • Përgjigjet e imamit R. Neziri
    • Përgjigje mbi akiden
    • Përgjigje mbi fikhun
    • Përgjigje mbi ahlakun/moralin
    • Përgjigje për tema të ndryshme
  • * * *
  • Xhamitë shqiptare në Zvicër
  • * * *
  • Emra fëmijësh
  • * * *
  • Poezi për xhaminë tonë


Shko lart

© 2025 Xhamia "Hëna e re" - Kreuzlingen