Programi mësimor në Mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen





Mësimi fetar në mektebin e xhamisë sonë zhvillohet tre ditë në javë:
të mërkurën pas dite si dhe të shtunën e të dielën para dite.

Shiko "Orari i mësimit".


Mësimi fetar zhvillohet në tri shkallë:

1. Shkalla e parë: Njohuri të përgjithshme rreth fesë, mësimi i duave të namazit si dhe mësimi i faljes së namazit në mënyrë praktike.

2. Shkalla e dytë: Mësimi i alfabetit arab, dhe

3. Shkalla e tretë: Leximi i Kur'anit në gjuhën arabe (hatme).

Brenda këtij procesi, punojmë edhe nga një mësim me shkrim të përgatitur enkas për nxënësit tanë, ku trajtohen veç e veç temat e besimit e të obligimeve të fesë si dhe tema që kanë të bëjnë me kulturën e përgjithshme të Islamit. Me këtë rast nxënësit duhet t'u përgjigjen edhe pyetjeve me shkrim që gjenden në shpinën e fletës së mësimit.



shkallën e parë mësohen këto njohuri:


Duatë:

Subhaneke, Ihlas, Keuther, Sal-li ala, Barik ala, Rabbena atina, Rabbenagfirli

Njohuritë elementare të fesë (Kushtet e fesë islame):

E dimë se..., 6 kushtet e besimit (imanit), 5 kushtet e islamit, 4 kushtet e abdestit, 3 kushtet e guslit, 3 kushtet e tejemmumit, 12 kushtet e namazit,  Kohët dhe rekatet e namazeve, 4 melekët e mëdhenj dhe 4 librat e mëdhenj.

Duatë:

Fatihah, Et-tehijjatu, Fiil, Kurajsh, Maun, Kafirun, Nasr, Mesed, Felek, Nas, All-llahumme inna neste'inuke, All-llahumme ijjake, Ajetul-Kursijj

Namazet (falen në mënyrë praktike në xhami):

Abdesti, Tejemmumi, Sabahu, Dreka, Ikindija, Akshami, Jacija, Xhumaja, Bajrami, Teravija dhe namazi i xhenazes...


shkallën e dytë mësohet alfabeti arab përmes librit të Mr. Bekim Alimit, t
ë botuar nga Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ), 2015, të cilit i bashkëngjitet edhe CD-ja e përgatiur enkas për të.


shkallën e tretë mësohet leximi i Kur'anit në gjuhën arabe. Në fillim çdo fëmijë lexon nga gjysmë faqe, më pas nga një faqe e më pas bashkohen në grupe me çrast secili anëtar i grupit lexon nga një faqe.


Në fakt, marrë nga aspekti i kontekstit të rrethanave ku jetojmë, kjo metodë dhe ky plan-program është i cunguar dhe ka mangësitë e veta që gjithsesi duhen tejkaluar në mënyrë grupore e profesionale, duke hartuar një plan-program të mirëfilltë që do t'i marrë parasysh mundësitë dhe rrethanat se ku dhe kur zhvillohet ky proces. Të shpresojmë në një të ardhme më të mirë e më kreative të mësimit fetar këtu në Perëndim dhe në vendlindje...