Disa poezi të Besa Alilit

 

Besa Rexhep Alili është lindur më 16.02.1992 në fshatin Përshefcë. Shkollën fillore "Asdreni" e ka mbaruar në po të njëjtin fshat. Kurse tani është nxënëse e vitit të dytë në gjimnazin e Tetovës.

Qysh në moshën 9 vjeçare filloi të shkruajë poezi dhe tregime të ndryshme, disa prej të cilave u botuan edhe në revista të ndryshme për fëmijë.

Aftësitë e veta, Besa i shprehu edhe në botën e medieve. Kështu në moshën 11 vjeçare ishte udhëheqëse e emisionit për fëmijë "Rrezet e para" në Radio Focus, kurse në moshën 12 vjeçare ishte bashkëpunëtore në emisionin për fëmijë "Klubi i fëmijëve" në Radio Televizionin Shtetëror të Maqedonisë -
 programi në gjuhën shqipe.

Libri "Rini, kthehu në rrugë të mbarë" është libri i parë i saj me poezi dhe prozë fetare.

 

Rini

 

Nëna

Rini, kthehu në rrugë të mbarë
kthehu sa nuk është bërë vonë,
sa nuk ka lindur dielli kah perëndon.

Deri ku po shkon kjo rini
po qan nëna mjerë moj bijë,
po qan nëna, nëna e shkretë
po qan nëna për fëmijë të vet.

Ndryshoi koha po aq shpejt 
na erdh koha e papritur, 
e shëmtuar e çoroditur.

Për këtë kohë që ka ardhur sot
hazreti Muhamedi ka qarë me lot
ma shpëto umetin të lutem o Zot. 

Ai është lutur për gjithë umetin,
o Zot me ndihmën tënde 
dhurova Xhennetin.

Rini kthehu sa nuk është bërë vonë,
sa nuk ka lindur dielli kah perëndon.

 

 

 

Zemra e nënës si drita e hënës,
si drita e diellit mu në kupë të qiellit.

Hazreti Muhamedi ka thënë: nëna, nëna, nëna
vetëm një herë babë ka thënë.

Nëse nënën e hidhëron sa shumë zemrën ia lëndon,
nëse ja thua një fjalë të mirë ashtu nëna ka dëshirë.

Nëna është ajo që të lindi, ajo që të rriti,
nëna është ajo që të edukoi, nëna është ajo që të ledhatoi.

Nëna është ajo që të do më shumë,
nëna është ajo që për ty mbeti pa gjumë.

Nënë askush nuk mund të bëhet në këtë jetë,
vetëm nëna të do pa ryshfet.

Nënë moj nënë, ti je diell, ti je hënë,
nënë, nënë, nënë hazreti Muhamedi ashtu ka thënë.

 

Kur'ani

 

Kijameti

Kur'anin kur e lexoj
më duket se në qiell fluturoj,
të gjithë planetët i vizitoj.

Ejani fëmijë Kur'anin ta mësojmë
si engjëj në qiell të gjithë të fluturojmë.

Kur'ani është drita, si dielli në pranverë
nëpër zemrat tona të mbetet përherë.

Kur'ani është drita që shndrit shpirtin tim,
vetëm në Kur'an s'mund të gjejmë gabim.

Kur'ani i dashur, ne ty të lexojmë
në duar të mbajmë, në tokë s'të lëshojmë.

Kur'ani i bekuar, je si uji i detit,
nëpërmjet Xhibrilit i zbrite profetit.

 

 

 

 

 

 

 

Kijameti ka me kris, o Zot të lutemi    
mos na batis, ti je Zoti i gjithësisë.
O njeri o mëkatar, kthehu eja në rrugë të mbarë,
t' i lutemi Zotit gjitha mëkatet me na i fal.

Ti a nuk frikohesh o njeri, se çka ndodhi
në Amerikë e në Azi?!

Ato janë shenjat e kijametit
janë hadithet e hazreti Muhamedit.

Në Azi gjithë çka pati u shkatërrua
sa çel e mbyll sytë, emrin Cunam ja kanë ngjit.

Amerika fuqinë e Zotit nuk mundi me
e përballu, me emrin Katrin e kanë përgëzu.

Askush nuk tha se Zotin e kemi harru,
e për atë Zoti na ka dënu.
Edhe një stuhi e madhe kur do të jetë
emri i saj do të jetë kijamet.

Për mbi tokë askush nuk ka 
me mbet, përveç Zotit të vërtetë

 

O Zot

 

O njeri

Kjo botë e mallkuar na bën të qajmë me lot,
njerëz të droguar, të sëmurë e të harruar.

Vajza të reja të mitura e të shitura,
të robëruara, të zhveshura e të shkatërruara.

O Zot, kjo botë e mallkuar
na bën të qajmë me lot.

Po ti o njeri, kthehu te ai Perëndi
zbatoji urdhrat e Tij, e ai do të na japë
liri, mirësi dhe dashuri.

Mos ta dëgjojmë shejtanin, se ai na shlyen imanin
na vë në terr e na çon në ferr.

O Zot na bëj të mundur t'i zbatojmë
urdhrat e hazreti Muhamedit,
e të na i hapësh tetë dyert e Xhennetit.

O Zot na ndihmo që mos të derdhim lot
na ndihmo në këtë dhe në tjetrën botë.

 

 

O njeri, o musliman,
sa shumë gjumi që të ka zënë.

Të zgjohemi nga gjumi i mallkuar,
ta mësojmë e ta studiojmë Kur'anin e bekuar.

Të shohim se sa shumë e ka vlerën,
e studiuan të tjerët, e ti o musliman
sa shumë gjumi që të ka zënë.

Ta mësojmë e ta studiojmë Kur'anin
se aty është drita, është dielli,
aty është hëna e qielli.

Aty është fukaraja e sadakaja,
aty është ndriçimi, aty është jetimi.

Aty është zeqati, është profeti, aty është Xhenneti,
është gjithësia, aty është edhe Perëndia.

O musliman, zgjohu nga gjumi që të ka zënë.

 

 

Meka dhe Medina

 

Xhamia

E dashura Medine të kam thellë
në zemrën time, ah sa shumë që u rrite 
at Muhamed Mustafanë kur e prite.

Kur të vetët e torturuan e nga shtëpia e dëbuan, sa shumë zemrën e zgjerove 
atë Muhamed Mustafan kur e pranove
kurrë prej dore s'e lëshove. 

Meka është vendlindja e hazreti Muhamedit,
në skaj të Qabes guri i Xhennetit.

Dikur Qaben e lëshove e pas një kohe
të gjithë njerëzit i bashkove,
me të mira i përgëzove, dashurinë ua dhurove, të gjitha vuajtjet i harrove,
fale vuajtjet kur munde me u hakmarrë
fjala jote melhem për varrë.

Por Medinen se harrojmë kurrë,
aty është vari plot me nur,
aty është drita që nuk shuhet kurrë.

Meken dhe Medinen askush nuk i harron
e gjithë bota i viziton.

 

 

 

 

 

 

 


 

 

Pranë xhamisë ti kur kalon
ajo ty të shikon me zë të lartë ajo të fton,
por ti aspak nuk e dëgjon.

Mos të tubohemi atje ku tubohen
shokët e shejtanit, ku pihet alkooli
e ta zë frymën tymi i duhanit.

Mos të ulemi atje ku shejtani ta mbush gotën
e ti e pi, të harrosh nënë e babë,
grua e fëmijë.

Neve na thërret xhamia, aty është qetësia,
aty është pastërtia, xhamia na thërret e na thotë:
ah këto varreza që i kam rreth e rrotull
këtu i keni nënë e babë, këtu i keni vëlla e motër.

Këtu i keni varrosur e i keni lënë,
një ditë të gjithë këtu keni me qenë
këtu patjetër të gjithë do të jeni,
ah mjerë për ju që ndërmend nuk e keni.

A mund të thotë dikush se jo unë kurrë nuk vdes,
jo, sepse nuk e kemi as më të voglën shpresë,
një ditë të gjithë do të vdesim
deri në ditën e gjykimit në varreza do të mbesim.

Në varr askush nuk do ta dijë
se si do ta kemi hallin,
në ditën e gjykimit duke u ngutur
para Zotit do të dalim.

Si do të dalim para Zotit nuk e di,
o Zot, të lutemi ditën e gjykimit
fytyrat tona mos na i nxi.

 

Shamia

 

Droga

Kur e vure ti at shami 
ah sa shumë do të kesh dobi, sa e lumtur do të jesh ti.

Sa shumë nëna do të uron,
sa shumë Zoti do të ndihmon, pejgamberi do të dojë.

Atë shami ti kur e ve 
sa shumë shejtanin e përze, sa shumë melaike me ti i ke.

Ata gjithmonë të ndihmojnë
në rrugë të mbarë ata të çojnë, prej shejtanit ata të mbrojnë.

O Zot të lutemi na udhëzo rininë,
ti moj motër të na gëzosh shaminë.

Ne të gjithë ta kemi lakminë,
inshallah Zoti ta shton diturinë.

 

 

 

 

 

  Mjerë këtë drogë të shkretë që e afruan
sa shumë të ri u shkatërruan, 
sa shumë nëna u pikëlluan.

Ti moj nënë e mjera nënë
pihet droga anembanë,
të rrimë në rrugë mos me na lënë.

Ti moj nënë që rrit fëmijë
me shumë mund e me shumë mërzi,
shkatërroi droga shumë të rinj.

Ti moj nënë që rrit vajzë e djalë
përgatiti për kohën që ka ardh,
përgatiti e mbaji fort për dore
tregova pasojat e kësaj droge.

Nuk është koha që kaloi
na erdh droga e na shkatërroi,
sa shumë prindër i pikëlloi.

Në këtë kohë që jetojmë sot
me mjerime e me lot,
në këtë kohë që jetojmë ne,
pa moral e pa fe.

O Zot të lutemi largoje këtë drogë nga ne,
na jep din e na jep fe që të lumtur t'jetojmë ne.