- Detajet
- Kategoria: Tregime
- Lexuar: 46365 herë
Vëllai më i vjetër
Kur Nasradin Hoxha ishte akoma fëmijë, një i rritur e pyeti atë: "Kush është më i madh, ti apo vëllai yt?"
Nasradini u kujtua pak dhe u përgjigj: "Vitin e kaluar nëna më tha se vëllai im ishte një vit më i madh se unë. Sipas kësaj pra sivjet ne duhet të jemi moshatar".
- Detajet
- Kategoria: Tregime
- Lexuar: 47605 herë
Shumë kohë përpara, na ishte një dru i madh molle. Një fëmijë e kishte qejf të vinte për çdo ditë e të lozte rreth e rrotull tij. Ai ngjitej në maje të drurit, hante molla dhe pastaj e merrte një sy gjumë nën hijen e tij. Ai e donte drurin po edhe druri donte të lozte me të.
- Detajet
- Kategoria: Tregime
- Lexuar: 39801 herë
Prodhuesi i lapsave e ndanë njërin mënjanë, para se ta fuste në kuti, dhe i thotë: "Janë 5 sende që duhet t'i dish, para se të të nxjerr në treg. Mbaji gjithnjë ndër mend dhe mos i harro kurrë, nëse do të jesh lapsi më i mirë."
- Detajet
- Kategoria: Tregime
- Lexuar: 36254 herë
Na ishin një herë nja dy shokë. Njëri ishte i ngathët, i drejtë dhe i qetë, kurse tjetri shumë i shkathtë, i zgjuar dhe i lëvizshëm. Një ditë ky i shkathëti shkon te shoku i vet dhe i thotë se ka probleme në punë dhe lyp prej tij para. Shoku i sinqertë nuk ia prish dëshirën dhe pa një pa dy ia jep të gjitha paratë që kishte.
- Detajet
- Kategoria: Tregime
- Lexuar: 30008 herë
Një gjuetar kishte kurdisur një kurth dhe e kishte kapur një bilbil. Sapo e mori bilbilin në grusht, bilbili filloi të flasë dhe i tha gjuetarit: