Më 22 qershor 2014 xhamia jonë bashkë me xhaminë e turqve në Kreuzlingen si dhe bashkë me Shoqatën për Mësimin Fetar Islam në Kreuzlingen (VIUK), organizuan shetitjen e radhës me fëmijët që e ndjekin mësimin islam në mektebet e të dyja xhamive si dhe në shkollat publike në Kreuzlingen.

Kësaj radhe shetitja iu kthye raundit të mparshëm, pas Europaparkut në D para dy vitesh dhe Zürich Zoo vitin e kaluar, sivjet e vizituam sërish parkun e kafshëve të egra dhe të rekreimit në Allensbach (www.wildundfreizeitpark.de). Ne shetitje morën pjesë gjithsej 83 nxënës dhe 42 të rritur, kryesisht prindër të fëmijëve si dhe anëtarë kryesie të xhamive...

Ne i falënderojmë të gjithë fëmijët që morën pjesë në shetitje bashkë me të rriturit që u kujdesën si për qetësinë ashtu edhe për ushqimin e fëmijëve. Në veçanti e falënderojmë firmën Durmo Tours (www.durmotours.ch) për mbështetjen që ia bën vazhdimisht xhamisë sonë përmes transportit të fëmijëve me autobusët e tij plot konfor.

Inshallah vitin e ardhshëm radhën e ka shetitja për në Europapark të Gjermanisë.

 

www.el-hikmeh.net, www.anadolucamii.ch, www.viuk.ch

 

Më poshtë keni mundësinë të ndiqni disa foto nga kjo ditë e bukur me diell...