Sot, më 13 dhjetor 2020, në xhaminë tonë në Kreuzlingen, nën rrethana të kufizuara për shkak të pandemisë, brenda rrethit të ngushtë familjar, u zhvillua duaja e hatmes së gjashtë (6) nxënësve dhe nxënëseve të xhamisë sonë.
Të pranishëm ishin vetëm anëtarët më të ngushtë të familjes së nxënësve, imami mr. Rejhan ef. Neziri si dhe kryetari i xhamisë Faredin Xhaferi.
Nxënësit që e përfunduan mësimin dhe leximin e Kur'anit janë:
1. Evvel (Valdet) Sulejmani
2. Ernesa (Mensur) Sulejmani
3. Enes (Mensur) Sulejmani
4. Samir (Ramiz) Sallai
5. Linhana (Selman) Deari, dhe
6. Bledion (Nexhmedin) Haziri
Nxënësve u shprehim uratat tona më të sinqerta dhe u dëshirojmë suksese të mëtejme në jetën e tyre!
Me respekte,
Kryesia dhe Imami i xhamisë