“Ky flamur është një petk që i bën tamam çdo shqiptari”
Jakup ef. Asipit
Më 28 nëntor 2015, pas namazit të jacisë u mbajt ceremonia e hatmes së Kur’anit fisnik të 9 fëmijëve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen.
Përveç një numri të madh të familjarëve dhe mysafirëve, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër dhe njëherësh imam në xhaminë “Xhenneti” në St. Gallen, Mr. Fehim ef. Dragusha, imami i Salmsachut/Romanshornit Taxhedin ef. Misimi dhe imami i xhamisë turke nga Kreuzlingeni Erdogan ef. Er.
Pas urimit të festës së flamurit nga ana e imamit të xhamisë, ai lexoi edhe urimin e kryetarit të UISHZ-së Nehat ef. Ismaili për festën e nëntorit.
Më pas, nxënësit që bënë hatmen lexuan pjesë nga Kur’ani fisnik dhe suret e shkurtra të Kur’anit, kurse korri i nxënësve lexuan disa ilahije dhe recituan disa poezi...
Nxënësit që kryen hatmen ishin:
1. Samira (Valdet) Sulejmani nga fshati Raven i Gostivarit
2. Xhihan (Jusuf) Musliu nga fshati Çellopek i Tetovës
3. Ezana (Mensur) Memeti nga fshati Zhelinë i Tetovës
4. Ensar (Mensur) Memeti nga fshati Zhelinë i Tetovës
5. Edon (Xhevdet) Idrizi nga fshati Poroj i Tetovës
6. Agon (Xhevdet) Idrizi nga fshati Poroj i Tetovës
7. Taulant (Basri) Kurtishi nga fshati Poroj i Tetovës
8. Shpëtim (Halil) Veseli nga fshati Xhepçisht i Tetovës
9. Emir (Abdulrezel) Aziri nga fshati Vrapçisht i Gostivarit
Duanë e hatmes e bëri Shefket ef. Muharremi, njëherësh edhe sekretar aktual i xhamisë sonë.
Pas kësaj pjese me nxënësit, imami dhe mual-limi i xhamisë, u shpërndau këtyre nga një diplomë si dhe nga një libër, po ashtu nga një libër u shpërndau hatme-bërësve edhe Fehim ef. Dragusha, ndërsa kryetari i xhamisë Faredin Xhaferi këtyre fëmijëve po edhe atyre të korit dhe të gjithë fëmijëve që ishin të pranishëm në xhami u ndau nga një dhuratë nga ana e xhamisë.
Fjalë përshëndetëse patën nënkryetari i UISHZ-së, Fehim ef. Dragusha dhe imami Erdogan ef. Er, kurse fjalimin e rastin e mbajti imami veteran në Zvicër Taxhedin ef. Misimi.
Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe u takofshim në rastet e radhës...