Islami në Perëndim & Zvicër
Muslimanët e Zvicrës, të ndryshëm, të izoluar nga njëri-tjetri si dhe nga kultura nikoqire, ballafaqohen me shumë probleme nga fusha e gjuhës, shëndetit dhe adhurimit.
Mua më duket se në Zvicër muslimanët thjesht nuk konsiderohen si njerëz me një fe specifike, porse ka njëfarë racizmi ndaj tyre. Ju thatë se disa muslimanëve fundamentalistë nuk u jepen viza apo nënshtetësi. A vlen i njëjti rregull, të themi, edhe për fundamentalistët çifutë apo ndaj ndonjë tjetri që ka mendime politike ekstreme, siç janë për shembull personat nacistë?
Sot ekziston një presion i fuqishëm mbi muslimanët që jetojnë në vendet evropiane. Vala e imigrimit, që ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore, i solli në Evropë burrat e parë muslimanë, pastaj gratë e tyre dhe mbarë familjen. Pesëdhjetë vjet më vonë, numri i muslimanëve që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore sillet te 15 milionë, në mos më shumë.
Në pjesën hyrëse të këtij libri ne konstatuam se për njerëzit e Perëndimit, Islami duket të jetë kundër çdo ideje të modernitetit. Pretendimet e këtilla ne i lexojmë në faqet e para të disa revistave amerikane, angleze e franceze kur ato rritjen e islamizmit e adresojnë me tituj të llojit Islami ose moderniteti dhe Islami ose demokracia. Kjo është kështu kur formulimet nuk janë më ekskluziviste ose dënuese.
Bota vazhdimisht është në lëvizje: njeriu duket se po fiton gjithnjë e më shumë autonomi, ngase edhe i ekspozohet një lirie më të madhe. Zhvillimi shkencor dhe zbulimet teknologjike racionalizimin dhe prodhimtarinë i kanë bërë dy simbole të kohës sonë, saqë njeriu shpesh e ngatërron faktin e modernitetit me atë që duket të jetë, shtrembërisht, ideologji e modernizmit (ne do t’i kthehemi këtij ngatërrimi në të kuptuar i cili nuk është as i parrezikshëm e as i lirë).
Në rishqyrtimin e sërishëm të marrëdhënies mes Lindjes dhe Perëndimit, që qëndron në majen e listës së çështjeve parësore në kontekstin e integrimeve bashkëkohore botërore dhe lëvizjeve globalizuese në të gjitha sferat kyçe të jetës në fillim të shekullit XXI, dimensioni i raportit të Islamit dhe Perëndimit është njëri nga horizontet kulmore pa të cilat rrjedhave të cekura integrative dhe lëvizjeve globalizuese...
Imigrantët janë të mirëseardhur kur nevojitet puna e tyre, mirëpo refuzohen sapo të ndjehen pasojat e ndonjë krize ekonomike. Qoftë në Evropë (siç tregon rritja dhe zhvillimi i Frontit Nacional në Francë), qoftë në Azinë Juglindore (shih artikullin e Solomon Kane dhe Laurent Passicousset), ata shpejtë bëhen kuaj të belarave.
Që nga momenti kur çelësat e Granadës islame iu dorëzuan Ferdinandit dhe bashkëshortes së tij, fati i muslimanëve u vulos për t’u bërë viktimë e shekujve që vinin, jo vetëm në Evropë por edhe gjetiu nëpër botë. Spanja u spastrua prej muslimanëve, kurse trashëgimia e tyre afro tetëqind vjeçare e historisë së civilizimit u çrrënjos me hakmarrje të thellë.

