Intervistë me Mr. Rejhan Neziri
 

Në Zvicër nuk mungojnë përpjekjet për ngritjen e një shoqërie multi-kulturore

     
 
 Për Albinfo, Sevdail Tahiri
05.11.2010
 

Përpjekjet për ngritjen e një shoqërie multi-kulturore edhe këtu në Zvicër nuk mungojnë as nga ana e zviceranëve e as nga ana e mërgimtarëve, dhe këto meritojnë të përkrahen e të mbështeten fuqishëm. Kështu thotë, Rejhan Neziri, imami i Bashkësisë Islame Shqiptare “Hëna e re”, në Kreuzlingen të Zvicrës.
 
Në një intervistë ekskluzive për Albinfo, Rejhan Neziri, ka folur për integrimin e myslimanëve në Zvicër,  dhe ka bërë krahasime me Gjermaninë, duke i komentuar edhe deklaratat e kancelares, Angela Merkel dhe politikanëve tjerë gjermanë se multikulturaliteti atje ka dështuar. 
 
Ai ka thënë se xhamitë kanë reflektuar dhe reflektojnë sot e kësaj dite mirëkuptim e tolerancë, bashkëjetesë e angazhim të përbashkët.
 
Në këtë intervistë thotë të jetë detyrë e hoxhallarëve edhe e xhamive, që krahas angazhimit për një integrim brenda-islam, të bëjmë më të mirën që mundemi edhe në integrimin e mëtutjeshëm në shoqërinë ku jetojmë. Neziri ka pranuar se ka mangësi e dështime në integrimin e të huajve.


Lexo intervistën e plotë në PDF.