Dr. Qani NESIMI

Koncepti i “Tjetrit” te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të

 
 

Gel, gel, ne olursan gel,
Kafir, mecusi, putperest de olsan gel!
Bizim dergahimiz umutsuzluk dergahi degildir,
Yuzbin kere teubeyi bozmus oslan da gel”.
Mevlana Xh. Rumi

 
Thelbi apo esenca, e cila në vete ngërthen universalitetin dhe simbolikën e origjinalitetit, është ajo që diçka e bën të amshueshme dhe i jep vlerë. Shkenctari i njohur Karl Popper në librin e tij Mjerimi i historicizmit gjatë shtjellimit të rolit të esencializmit apo të thelbit dhe jo të nominalizmit, në përshkrimin dhe njohjen e historisë apo të së kaluarës, mes tjerash e potencon edhe atë se, historia është përshkrimi i ndryshimit, kurse thelbi është ajo çka mbetet e pandryshuar gjatë ndryshimit. Në një farë kuptimi, thelbi gjithashtu parakupton ndryshimin dhe që këtej historinë. Kështu që, ajo që mbetet identike apo e pandryshuar kur sendi ndryshon, është thelbi i tij (substanca), kurse ndryshimet që u nënshtrohet sendi ndriçojnë anë të ndryshme ose aspekte ose mundësi të sendit, pra edhe të thelbit të tij. Për këtë arsye thelbi mund të interpretohet si burim i potencialiteteve të brendshme të sendit dhe ndryshimet mund të interpretohen si realizim apo aktualizim i potencialiteteve të thelbit të tij. Thelbi i një njeriu, personaliteti i tij, mund të njihet vetëm kur ai e shpalos vetveten në biografinë e tij. Duke e zbatuar këtë parim në sociologji, vijmë në përfundim se thelbi ose karakteri real i një grupi shoqëror mund të zbuloj vetveten dhe të njihet vetëm nëpërmjet historisë së tij. Por, në qoftëse grupet shoqërore mund të njihen vetëm nëpërmjet historisë së tyre, konceptet e përdorura për ti përshkruar ato duhet të jenë koncepte historike. Pasi, disa koncepte sociologjike të tilla si shteti japonez ose kombi italian ose raca ariane, thotë Popper, zor se mund të interpretohen ndryshe veçse si koncepte të bazuara në studimin e historisë. Nisur nga ky koncept edhe “Tjetri” detyrimisht duhet që të trajtohet si thelb, e jo si formë. Mendoj se, trajtimi i tij si formë e jo si thelb do të ndikojë negativisht në të kuptuarit e tij.
 
Lexo artikullin e plotë në PDF.