Në trajtimin e tematikës që ka të bëjë me sektet problemi kryesor që shfaqet me këtë rast është kuptimi dhe përmasat e kësaj dukurie. Nga njëra anë thuajse të gjithë e dinë termin "sekt" dhe pak a shumë kanë një ide se çfarë përmban ai. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë përkufizim ose definicion zyrtar a shkencor që do të ishte i pranueshëm nga të gjithë. Madje mund të thuhet se ka aq shumë përkufizime, sa ka edhe ekspertë të sekteve. 

“Feminizmi” musliman është i hapur, ai është i drejtpërdrejtë, ai nuk ngurron të parashtrojë pyetje, ai nuk miklohet, ai dëshiron të flasë hapur për çështjet që sot janë të rëndësishme për gruan në shoqëritë muslimane. 

Sipas konventave ndërkombëtare, njerëzit me nevoja të veçanta janë ata që për shkak të mungesës së ndonjë aftësie të caktuar fizike, shqisore ose mendore, të trashëguar nga lindja ose të fituar më vonë, nuk janë në gjendje t’i kryejnë punët e tyre vetë sikurse njerëzit e tjerë pa këto mungesa, porse kanë nevojë për mbështetje të formave të ndryshme, pra kanë nevoja më të veçanta e më të ndryshme nga njerëzit e tjerë. 

Më 2019 është publikuar një studim me titull Wie Religion «uns» trennt – und verbindet. Befunde einer Repräsentativbefragung zur gesellschaftlichen Rolle von religiösen und sozialen Identitäten in Deutschland und der Schweiz 2019, pra Si «na» ndanë dhe «na» bashkon feja. Gjetjet e një sondazhi reprezentativ lidhur me rolin e identiteteve fetare dhe sociale në Gjermani dhe në Zvicër, me autorë Antonius Liedhegener, Gert Pickel, Anastas Odermatt, Alexander Yendeli dhe Yvonne Jaeckel.

Që nga momenti i përhapjes fillestare të virusit Corona në shtetet evropiane, fillimisht në Itali e menjëherë më pas edhe në Zvicër, imamët dhe xhamitë në përgjithësi, por edhe ato shqiptare në veçanti, këtu në Zvicër, vepruan me syçeltësi e me seriozitet ndaj kësaj dukurie të veçantë, edhe pse mjaft komplekse dhe e ngarkuar me shumë paqartësi.