Nexhat Ibrahimi

 

Imam el-Maturidiu dhe shkolla e tij akaidore



Hyrje
 

Studimi sistematik i historisë së mendimit klasik islam vë në spikamë disa individë, specialistë dhe disa shkolla klasike teologjike muslimane të niveleve më të larta intelektuale brendamuslimane dhe jashtëmuslimane, të pakalueshme deri në ditët tona.

Një fidan i këtyre lëvizjeve intelektuale islame është edhe shkolla hanefite, në themele të së cilës do të lindë shkolla e madhe e Imam El-
Maturidiut, e njohur si shkolla maturidite në Azinë qendrore (Ma werae'n-nehr). Po në këtë kohë në skenë do të dalin edhe dy shkolla të tjera të proveniencës sunite, ajo esh'arite në Irak dhe tahavite në Egjipt.



Fillet e shkollës maturidite
 

Shkolla akaidore maturidite është ngushtë e lidhur me shkollën juridike dhe akaidore hanefite në historinë islame dhe paraqet vazhdimësi të saj, por në një shkallë më të lartë interpretimi dhe rezonimi krahasuar me shkollën hanefite. Për këtë arsye, nocionet hanefij dhe maturidij janë bërë sinonime.

Disa dijetarë autoritativë mendojnë se kelami i hershëm, pjesë qendrore e të cilit është edhe hanefizmi-
maturidizmi, ka qenë më afër pozicioneve kur'anore përgjithësisht të miratuara me shqyrtime të ulemasë ndër as'habët, tabi'inët dhe pasuesit e tyre në tre shekujt e parë…, që dëshmon edhe ekzistimi dhe veprimi historik i shkollës në mënyrë dinamike dhe të gjallë deri në fillim të shekullit XXI.



Lexoni tekstin e plotë në PDF.