Menyja kryesore
Islami > Islami nė Perėndim
Mr. Rejhan Neziri
14.03.2010
Xhamitė nė Zvicėr dhe roli i tyre

A. Sfondi historik
Depėrtimi i Islamit nė Zvicėr shėnohet tė ketė ndodhur qysh para 1000 viteve, pėrmes maurėve berberė muslimanė tė Andaluzisė, tė cilėt zviceranėt dhe historianėt e tjerė i kanė quajtur saracenė. Nė vitin 936 raportohet pėr pushtimin e dioqezės sė Kurit (Chur), me ērast duhet tė jetė shkatėrruar selia e ipeshkvisė dhe njė pjesė e Graubindes tė ketė rėnė nėn sundimin e saracenėve. Edhe nė Wallis saracenėt qysh herėt paraqiten nė skenė. Nė vitin 940 ėshtė plaēkitur abacia Saint-Maurice nė luginėn Rhone. Flitet edhe pėr pushtimin e Gjenevės nė perėndim dhe tė Pontresinės afėr St. Gallenit nė lindje tė Zvicrės.
Mė pas, nė shek. XVIII Zvicra pėrsėri na paraqitet nė kontekst me Islamin, nė tė vėrtetė me personalitetin e Johann Ludwig Burckhardt-it, i cili rrjedh nga njė familje e vjetėr dhe e njohur fisnike e Baselit dhe i cili nė vitet 1809-1816 me emrin 'Shejh Ibrahim' dhe me porosi tė Shoqatės Londinezo-Afrikane ndėrmerr njė ekspeditė kėrkimore-shkencore nė Siri, Arabi, Egjipt dhe Nubi.
Kah fundi i viteve 1940 nė Zvicėr vijnė turqit e parė. Kėtu bėhet fjalė para sė gjithash pėr elitėn e atėhershme tė cilėt u shkolluan nėpėr shkolla tė larta tė kėtushme, pjesėrisht me pėrkrahje shtetėrore. Pas pėrfundimit tė studimeve shumica prej tyre u kthyen pėrsėri nė Turqi, shumė pak mbetėn kėtu.
Nė fillim tė viteve '60 deri kah mesi i tė 70-tave ndodh ardhja e parė kryesisht e 'gastarbeiterėve' (punėtorėve mysafirė) turq, shqiptarė, boshnjakė, arabė etj., tė cilėt pasi i tėrheqin me vete edhe familjet e tyre, vendosen nė Zvicėr pėr njė kohė mė tė gjatė. Edhe pse shumica prej tyre nė fillim planifikonin tė qėndronin kėtu vetėm 2-3 vjet, mirėpo tani nė ndėrkohė janė bėrė, jo rrallė, edhe nga 30 vjet.
Me vendosjen e pėrkohshme tė muslimanėve nė Zvicėr fillon edhe hapja e mesxhideve (faltoreve mė tė vogla se xhamitė) tė para. Nuk dimė saktėsisht se kur janė hapur mesxhidet e para, por ajo qė e dimė me siguri, ėshtė fakti se turqit dhe mbase edhe arabėt janė tė parėt qė hapin faltoret e para islame nė Zvicėr, kurse aty kah vitet 90 hapen edhe faltoret e para shqiptare. Shumica e kėtyre mesxhideve janė hapur nėpėr bodrume dhe vende tė fshehura si magazina, stalla etj. dhe zakonisht larg qendrės sė qytetit, diku nė periferi. Tejet-tejet i vogėl ėshtė numri i mesxhideve apo xhamive qė janė hapur nė ndonjė fshat, pra ato kryekėput ndodhen nėpėr qytete. Si mesxhid i parė shqiptar nė Zvicėr ėshtė ai nė Zürich, xhemati i tė cilit fillimisht janė falur bashkė me muslimanėt turq atje, e mė pas shkėputen dhe krijojnė xhematin dhe mesxhidin e tyre shqiptar. Kjo ka ndodhur nė vitin 1987. Si imam i parė nė kėtė xhami ka qenė Usame ef. Xhemaili, momentalisht i punėsuar nė Bibliotekėn Isa Beu nė Shkup.
Mė pas vijojnė hapjet e mesxhideve tė reja si nė Wil, nė Kreuzlingen, Romanshorn etj. me pėrpjekjet e imamėve Taxhedin ef. Misimi, Alivebi ef. Mediu, Sami ef. Misimi, Shaban ef. Sulejmani, Mustafė ef. Memeti, Nebi ef. Rexhepi etj.
Ndėrkaq si xhami me minare nė Zvicėr ekzistojnė vetėm tri: Xhamia Mahmud (Mahmud Moschee) nė Zürich, e hapur nė vitin 1963 nga xhemati ahmedijj; Xhamia e Fondacionit Kulturor Islam (Mosquée et Fondation Culturelle Islamique) nė Gjenevė e ndėrtuar nga Mbretėria e Arabisė Saudite dhe e inauguruar nė vitin 1978 si dhe Xhamia turke nė Wangen bei Olten afėr Bernės e hapur fillimisht si mesxhid e qė nė janarin e vitit 2009 ti ngrihet edhe njė minare e montuar. Vlen tė theksohet se kėrkimi i lejes pėr ndėrtimin e kėsaj minareje u mor si bazė pėr nisjen e diskutimeve tė ashpra si dhe tė njė referendumi nga ana e partisė SVP (Schweizerische Volkspartei Partia Popullore Zvicerane), ēka rezultoi me ndalimin e tėrėsishėm me kushtetutė tė minareve nė Zvicėr nė referendumin e mbajtur mė 29 nėntor 2009. Ekziston edhe njė xhami e katėrt me minare, por e cila mund tė cilėsohet mė tepėr si njė minare simbolike sesa minare e vėrtetė. Ėshtė fjala pėr xhaminė shqiptare nė Winterthur dhe minaren e saj tė inauguruar me leje tė qytetit nė vitin 2005.
Lexo tekstin e plotė nė PDF
Nenmenyja