Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Vizitė xhamisė sonė

Aktivitete


Nxėnėsit e Shkollės sė Mesme Pedagogjike vizitojnė xhaminė tonė



Mė 18, 19 dhe 20 qershor 2008, pėr ēdo ditė nga ora 8:00 - 9:00 tė mėngjesit Bashkėsinė tonė Islame "Hėna e re" nė Kreuzlingen e vizituan nxėnėsit e Shkollės sė Mesme Pedagogjike (Paedagogische Maturitaetsschule, www.pmstg.ch ) nga Kreuzlingeni. Ishin kėta nxėnėsit e klasave 2 E (13 nxėnės), 2 B (18 nxėnės) dhe 2 A (19 nxėnės) tė udhėhequr nga Dr. Judith Borer, docente nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike tė Thurgaus (Paedagogische Hochschule Thurgau) nė Kreuzlingen. Kėta i priti imami i xhamisė sonė Rejhan Neziri dhe dy studentėt tanė nė ETH nė Zürich, Irfan Ebibi dhe Zulkufli Imeri.


Kjo vizitė e tyre u zhvillua brenda programit tė tyre mėsimor mbi religjionin, me ē'rast nxėnėsit nė fjalė patėn mundėsinė ta vėzhgojnė drejtpėrdrejtė hapėsirėn e njė xhamie apo faltoreje. Nga imami i xhamisė nxėnėsit patėn mundėsinė tė mėsojnė pėr pjesėt pėrbėrėse tė xhamisė si mihrabi, kursija, minderi si dhe pėr shkrimet arabe qė ndodhen nė muret e xhamisė. Imami atyre u foli pėr funksionin e secilės pjesė si dhe ua sqaroi domethėnien e shkrimeve arabe. Pėrmes video-beamerit imami u foli edhe pėr 6 parimet bazė tė besimit islam si dhe pėr 5 shtyllat e Islamit e tė ngjashme. Pas kėsaj ekspozeje tė shkurtėr pasonte biseda e ndėrsjellė mes nxėnėsve, udhėheqėses sė nxėnėsve, imamit si dhe dy tė rinjve tanė studentė me ē'rast sidomos nxėnėsit mysafirė parashtronin pyetje nga mė tė ndryshmet rreth Islamit si fe dhe traditės apo kulturės sė muslimanėve gjetiu nė botėn islame e nė Perėndim. Interesim tė veēantė tregonin rreth temave qė nė njė farė dore trajtohen me ngulm edhe nga mediat vendase, si: xhamitė, minareja, shamia, trajtimi i barabartė i femrės, martesat e pėrziera dhe martesat e dhunshme, pastaj besimi nė librat dhe profetėt e mėparshėm dhe relacioni me besimin krishter etj.

Njė pjesė e bisedės kaloi edhe rreth web faqes sė xhamisė sonė, pėr seksionin nė gjuhėn gjermane. Nė fund atyre iu shpėrnda edhe nga njė fletushkė rreth historikut, qėllimit dhe aktiviteteve tė Bashkėsisė Islame Shqiptare "Hėna e re" nė Kreuzlingen.

Mė poshtė keni disa foto nga kėto vizita:

Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 23 Apr 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore