Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Poezi pėr xhaminė

Aktivitete


Kėtu mund t'i lexoni tri poezi tė shkruara nga miqtė tanė
me rastin e hapjes solemne tė xhamisė sonė tė re nė
Kreuzlingen tė Zvicrės.

All-llahu xh.sh. i shpėrbleftė me tė mirat e Tij!




KRENARIA E UMMETIT

Nėnė moj,
Bismilahun, kush mė mėsoi,
Kush qe ai,
Qė xhami ndėrtoi!

Bota ishte pėrhumbur,
Si pėrhumbja e dritės nė errėsirė.
E profeti ndėrtonte tulla nga balta,
Xhaminė e parė nė dritė ta shpjer

Nėnė moj,
Allahun ku madhėrova!
Kush qe ai,
Qė pėr xhami nuk tha: ah, mbarova!

Njė rrugė drejt qiellit,
Njė zė rrotull botės,
Ēanė horizontet e larta!
Edhe nė brendi tė dhomės
Kėnaqėsi i sjellė nėnėlokes .

Nėn moj,
Namazin, kush mė mėsoi,
Kush qe ai,
Qė me xhami mė bekoi!

I madh ėshtė gėzimi sot,
E lartė krenaria jonė,
Nuk mbeti vend nė kėto anė,
Ezani Muhamedije pa u thėnė!

Nėnė moj,
Pa ezanė si do tė jetoja,
Kush qe ai qė xhami bėri,
Njė jetė tė tėrė t'i kushtoja!

Sabahet kur vijnė
Vijnė edhe melaqet, nuk vonojnė
Selam u bėjnė besimtarėve
Rrugės pėr nė xhami tek shkojnė

Nėnė moj,
Fenė e atdhenė ku ruajta,
Lum ai qė gjeti xhaminė
Se pa tė nuk u jetuaka!

Vėlla i dashur pse mėrzitesh,
Nga shtėpia u dėbove,
I rraskapitur, mbase jetove.
Por, Allahun kurrė s'e harrove!

Rrugėt e suksesit
Fillojnė e mbarojnė,
Te madhėshtia e minares,
Aty, ku rrugėt e jetės pėrpara shkojnė.

Nėnė moj,
Bismilahun, kush mė mėsoi,
Kush qe ai,
Qė xhami ndėrtoi!


07.04.2008
E Hėnė


Mehas Alija
www.breziiri.com








UNĖ MUSLIMAN


Unė musliman
I migruar rrugėve tė botės
I pėrbuzur prej tė gjithėve nga smira
Se unė jam trashėgimtar i fesė sė pastėr
I rrugės sė drejtė tė All-llahut

Unė musliman
I migruar rrugėve tė botės
Marr shembull nga mė i dashuri i Zotit
I cili pasi emigroi nė Medine
Punėn e parė qė bėri
Njė xhami ndėrtoi

Unė musliman
I mėsuar me pak
I udhėzuar nė rrugė tė drejtė
Di edhe tė agjėroj
Ndava nga pasuria ime e fituar hallall
Nė nismėn pėr njė xhami

E ti vėlla, erdhe nga larg
I afėrt m'u gjete sot
Ndave dhe ti nga pasuria jote
Dhe tė gjithė u bėmė tok
Ma pasuri tė fituar hallall
Me djersėn e ballit
Ndėrtuam xhaminė
Tė dėgjojmė ezanin
Kujtojmė ezanin e Bilallit

Unė jam musliman
I migruar rrugėve tė botės
Sot e qetėsoj shpirtin tim
Prej sot s'jam mė i humbur
Kam vendin ku kokėn nė sexhde do ta vė
Ku hutbet do t'i dėgjoj nė ditė tė xhuma
Ku Allahut njė ibadet do t'i bėj
Ku fėmijėt e mi nė Islam do t'i mėsoj

Unė musliman
Sot jam i gėzuar
Edhe pse pėr ca para mė pak i pasur
Sot jam i gėzuar
Edhe pse i lodhur nga puna
Sot jam i gėzuar
Pėr hir tė Allahut
Njė xhami kemi ndėrtuar
Njė shtėpi tė ngjashme me kėtė
Nė xhennet kemi fituar
Pejgamberi i Allahut
Pėr kėtė na ka njoftuar

Unė musliman
I kalitur me kulturėn mė tė mirė islame
Ballėhapur i them ēdokujt
I am Muslim
Ich bin Muslim
Unė jam musliman


Daut Ameti, aktor
www.the-actor.ch.tt



ISHA NĖ MESIN TUAJ!


Ditė e bukur gjithkah nė botė.
Dhuratė e ēmuar, nga i madhi Zot.
Unė me punė nė kopshtin tim,
Pėrplot ndjenja me gėzim…

Me shpirt e zemėr,
Nė mesin tuaj qėndroja !
Lutje e urata...
Juve ju shqiptoja !.

Mendoja vėllezėrit e tubuar,
Xhaminė e re duke pėruruar.
E, unė i lumtur si gjithnjė
E ndjeja veten mu ATY… !


Kėto vargje si kujtim,
muslimanėve, nė mėrgim,
T'i lexojnė tė rinj e t'moshuar
Fenė e Zotit pėr t'forcuar.


Pranoni uratat me sinqeritet
Zoti ju shpėrbleftė me Xhennet


Zeqir Mehmeti - pedagog
Zhelinė, Tetovė


Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 23 Apr 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore