Printo!
Kategoria: Xhamia jonë
Lexuar: 3663 herë

Këtu mund t'i lexoni tri poezi të shkruara nga miqtë tanë me rastin e hapjes solemne të xhamisë sonë të re në Kreuzlingen.
All-
llahu xh.sh. i shpërbleftë me të mirat e Tij!

 

KRENARIA E UMMETIT

Nënë moj,
Bismilahun, kush më mësoi,
Kush qe ai,
Që xhami ndërtoi!

Bota ishte përhumbur, 
Si përhumbja e dritës në errësirë.
E profeti ndërtonte tulla nga balta,
Xhaminë e parë në dritë ta shpjer

Nënë moj,
Allahun ku madhërova!
Kush qe ai,
Që për xhami nuk tha: ah, mbarova!

Një rrugë drejt qiellit,
Një zë rrotull botës,
Çanë horizontet e larta!

 

Edhe në brendi të dhomës
Kënaqësi i sjellë nënëlokes .

Nën moj,
Namazin, kush më mësoi,
Kush qe ai,
Që me xhami më bekoi!

I madh është gëzimi sot,
E lartë krenaria jonë,
Nuk mbeti vend në këto anë,
Ezani Muhamedije pa u thënë!

Nënë moj,
Pa ezanë si do të jetoja,
Kush qe ai që xhami bëri,
Një jetë të tërë t'i kushtoja!

Sabahet kur vijnë
Vijnë edhe melaqet, nuk vonojnë 
Selam u bëjnë besimtarëve
Rrugës për në xhami tek shkojnë 

Nënë moj,
Fenë e atdhenë ku ruajta,
Lum ai që gjeti xhaminë
Se pa të nuk u jetuaka!

Vëlla i dashur pse mërzitesh,
Nga shtëpia u dëbove,
I rraskapitur, mbase jetove.
Por, Allahun kurrë s'e harrove!

Rrugët e suksesit
Fillojnë e mbarojnë,
Te madhështia e minares,
Aty, ku rrugët e jetës përpara shkojnë.

Nënë moj,
Bismilahun, kush më mësoi,
Kush qe ai,
Që xhami ndërtoi!


07.04.2008
E Hënë


Mehas Alija
www.breziiri.com

 

UNË MUSLIMAN

Unë musliman
I migruar rrugëve të botës
I përbuzur prej të gjithëve nga smira
Se unë jam trashëgimtar i fesë së pastër
I rrugës së drejtë të All-
llahut

Unë musliman
I migruar rrugëve të botës
Marr shembull nga më i dashuri i Zotit
I cili pasi emigroi në Medine
Punën e parë që bëri
Një xhami ndërtoi

Unë musliman
I mësuar me pak
I udhëzuar në rrugë të drejtë
Di edhe të agjëroj
Ndava nga pasuria ime e fituar hallall
Në nismën për një xhami

E ti vëlla, erdhe nga larg
I afërt m'u gjete sot
Ndave dhe ti nga pasuria jote
Dhe të gjithë u bëmë tok
Ma pasuri të fituar hallall
Me djersën e ballit
Ndërtuam xhaminë
Të dëgjojmë ezanin
Kujtojmë ezanin e Bilallit

Unë jam musliman
I migruar rrugëve të botës
Sot e qetësoj shpirtin tim
Prej sot s'jam më i humbur
Kam vendin ku kokën në sexhde do ta vë
Ku hutbet do t'i dëgjoj në ditë të xhuma
Ku Allahut një ibadet do t'i bëj
Ku fëmijët e mi në Islam do t'i mësoj

Unë musliman
Sot jam i gëzuar
Edhe pse për ca para më pak i pasur
Sot jam i gëzuar
Edhe pse i lodhur nga puna
Sot jam i gëzuar
Për hir të Allahut
Një xhami kemi ndërtuar
Një shtëpi të ngjashme me këtë
Në xhennet kemi fituar
Pejgamberi i Allahut
Për këtë na ka njoftuar

Unë musliman
I kalitur me kulturën më të mirë islame
Ballëhapur i them çdokujt
I am Muslim
Ich bin Muslim
Unë jam musliman


Daut Ameti, aktor

 

ISHA  NË  MESIN  TUAJ!

Ditë e bukur gjithkah në botë.
Dhuratë e çmuar, nga i madhi Zot.
Unë me punë në kopshtin tim,
Përplot ndjenja me gëzim…

Me shpirt e zemër,
Në mesin tuaj qëndroja !
Lutje e urata...
Juve ju shqiptoja !.

Mendoja vëllezërit e tubuar,
Xhaminë e re duke përuruar.
E, unë i lumtur si gjithnjë
E ndjeja veten mu ATY… !


Këto vargje si kujtim,
muslimanëve, në mërgim,
T'i lexojnë të rinj e t'moshuar
Fenë e Zotit për t'forcuar. 


Pranoni uratat me sinqeritet
Zoti ju shpërbleftë me Xhennet


Zeqir  Mehmeti -
 pedagog
Zhelinë, Tetovë