Pyetja:
I nderuari hoxhë Rejhan ef. Neziri, jam Suad Nesimi, jam duke e bërë hifzin, çfarë më preferoni të bëj: ta vazhdoj apo ta braktis?! Çfarë fitoj unë nga kjo punë nëse e vazhdoj? Ju uroj sukses, Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:
Selam, Suad!
Ne të urojmë për punën e madhe dhe fisnike që je duke e bërë dhe dëshirojmë që edhe ti ta dish këtë madhështi e fisnikëri të kësaj pune. Të bëhesh hafiz do të thotë ta mësosh krejt Kur’anin përmendsh.
Ti me siguri e di se fjala më e ndershme dhe më e vlefshme në botë është Fjala e All-
Këtë e vërteton edhe fjala e Muhammedit a.s. kur thotë: “Më të ndershmit e ummetit tim janë bartësit e Kur'anit (pra, ata që e mësojnë përmendsh Kur’anin)”.
Në një hadith tjetër ai thotë: “Kush e lexon Kur’anin dhe e mëson përmendsh, e pastaj atë çka është hallall e quan hallall dhe i afrohet asaj, kurse atë çka është haram e quan haram dhe i largohet asaj, për hir të krejt kësaj All-
Pra të merresh me Fjalën e Zotit është një punë që e do vetë Zoti, ta mësosh Kur’anin përmendsh do të thotë të jesh një njeri që të do Zoti. Kjo në të njëjtën kohë do të thotë të jesh një njëri që aspak nuk të do shejtani i mallkuar. Kur jemi këtu, shejtani është ai që dëshiron të të largojë nga kjo punë, dëshiron të të shtyjë të mendosh se kjo është një punë e kotë, se ty nuk të duhet ta mësosh krejt Kur’anin përmendsh për t’u bërë hoxhë apo dijetar islam, sepse ka plotë hoxhallarë që nuk e dinë përmendsh Kur’anin, se me këtë hifz që je duke e bërë ti humbësh shumë kohë të çmueshme, se ngelësh prapa shokëve në mësimet e shkollës, në sport etj. Të gjitha këto janë mendime të shejtanit dhe të njerëzve të këqij që janë sikurse shejtani.
E vërteta është se të bëhesh hafiz është gjëja më e ndershme në botë, se të bëhesh hafiz do të thotë të jesh një hoxhë i kompletuar i cili shumë më mirë do ta kuptojë e sqarojë Islamin sesa një hoxhë që nuk është hafiz -
Prandaj, nuk e di se cilat janë arsyet tua që të shtyjnë të mendosh për lënien apo braktisjen e hifzit. Të lutemi mos i humb shpresat dhe vazhdo se nuk je duke bërë punë të kotë apo të padobishme... Pra mos u merr me idenë dhe mendimin se si ta braktis, por si ta vazhdoj dhe si ta përfundoj sa më shpejt e më mirë hifzin.
Hoxha apo mual-
1. Gjeje një kohë të përshtatshme për mësim përmendsh, pra kur të jesh i qetë dhe i çlodhur mirë, kjo mund të jetë pasi të zgjohesh në mëngjes herët ose në ndonjë kohë tjetër.
2. Kthehu kah kibla, bëja një lutje Zotit të të ndihmojë dhe lexo: “Eudhu bil-
3. Pjesën që duhet ta mësosh përmendsh, lexoje nja 3-
4. Mëso ajet pas ajeti, e jo disa ajete apo sure përnjëherë. Ajetin e gjatë mësoje pjesë-
5. Nëse mëson një faqe në ditë, pasi ta mësosh gjysmën e faqes bëje një pauzë e pastaj përsërite atë edhe disa herë përmendsh dhe vetëm pastaj mësoje gjysmën tjetër të faqes.
6. Mundohu ta përdorësh të njëjtin mus’haf, të mos e ndërrosh atë deri në fund të hifzit me ndonjë mus’haf tjetër.
7. Mëso me zë të lartë duke u vetmuar në ndonjë dhomë.
8. Nëse ke mundësi, inçizoje vetveten në radio, mp3 etj. dhe vëreji gabimet eventuale duke e dëgjuar inçizimin e zërit tënd.
9. Mundohu ta mbash mend atë që e ke mësuar sot duke e lexuar në namaz pas sures el-
10. Pasi ta mësosh faqen prej lart poshtë, mundohu ta përsëritësh prej poshtë lart.
11. Shfrytëzoje internetin apo ndonjë mjet tjetër në qoftë se ke, për ta dëgjuar dhe shikuar atë çka duhet ta mësosh përmendsh. Një faqe interneti shumë e mirë në këtë drejtim është p.sh. www.reciter.org , të cilën pasi ta hapësh kliko atje ku shkruan: “Reciter Recitateur...”, pasi të hapet faqja e parë dhe e dytë e Kur’anit, ti mund t’ia japësh ajetin dhe suren që je duke e mësuar aktualisht përmendsh dhe jepi të t'i përsëritë disa herë ato ajete që të duhen, atje ku shkruan:“Verse Repetition”...
12. Gjatë ditës mundohu të mos bësh gjynahe (mëkate)...
Të dëshirojmë shumë sukses dhe insha’allah së shpejti dëgjojmë se e ke bërë duanë e hifzit!