Pyetja:
Për mbjelljen e spermatozoideve nga mjeku, pasi që për 13 vjet martesë nuk ka shtatzani gruaja. A lejohet me e ba mbjelljen apo me e nda gruan... Një ish medresant e haf iz i Kur'anit, tash i gjymtë pas luftës në Kosovë (Hambeli ).
Përgjigjja:
Shkurorëzimi i gruas vetëm për arsyen se ajo është sterile (shterpë), nuk është punë e hijshme dhe njerëzore, e aq më pak është arsyetim fetar, bazuar në ajetet 49-
Dëshira e dy të martuarve për të pasur fëmijë është një e drejtë më se natyrore e tyre, e cila madje është nxitur dhe preferuar edhe nga ana e fesë islame. Sepse një prej qëllimeve të themelimit të familjes është edhe lindja e fëmijëve të cilët do të jenë bartës të vlerave fetare e kulturore të tyre. Mirëpo, Islami e ka ndaluar rrugën për lindjen e fëmijës përmes marrëdhënieve jashtëmartesore, dhe këtë e ka llogaritur si një bazë të fuqishme për degjenerimin moral të një shoqërie. Me atë që Islami e nxit martesën dhe i ndalon marrëdhëniet jashtë martese, ka për qëllim ruajtjen e nderit të njeriut, ruajtjen e rrjetit shoqëror dhe ruajtjen e strukturës familjare, si një garancë për qetësinë dhe rehatinë e të dyja botëve.
Sipas besimit islam, krahas mirësive të tjera edhe fëmija është një prej mirësive (ni'meteve) të All-
Mirëpo All-
Një prej teknikave të fekondimit apo mbarsjes së një gruaje, e cila në mënyrë të natyrshme nuk mbetet shtatzënë, është edhe "mbarsja artificiale" ose "foshnja e epruvetës", me ç'rast merret sperma e burrit dhe në një mjedis të përshtatshëm përjashta (kryesisht në gyp ose epruvetë) bëhet fekondimi me vezorin e gruas, e më pastaj merret ajo pjesë e bashkuar e spermatozoidit dhe vezorit dhe vihet në mitrën e gruas që atje të vazhdojë rritja e fetusit në mënyrë normale deri në lindje.
Edhe pse kjo formë e mbarsjes në fillim është paraqitur në botën perëndimore dhe krejt në fillim ka qenë trajtuar si një formë shumë humane dhe e natyrshme e të bërit me fëmijë, më vonë edhe kjo, sikurse shumë degë të teknologjisë, fillon të deformohet e të largohet nga parimet fetare dhe humane, dhe fillon keqpërdorimi i saj, duke përzier elemente të personave që nuk kanë lidhje martesore e të ngjashme, prej çka sot vuan vetë bota perëndimore dhe e cila gjë zhurmshëm diskutohet edhe në mesin e muslimanëve.
Sipas shumicës së dijetarëve islamë, kjo formë e të bërit me fëmijë, pra përmes epruvetës dhe mjeteve të tjera mjekësore, është një gjë fisnike dhe e ndershme, me kusht që këtu të vjen në shprehje sperma e burrit (bashkëshortit), vezori i gruas (bashkëshortes) dhe mitra e po të njëjtës grua (bashkëshorte). Kjo metodë apo teknikë lejohet të përdoret vetëm në rast të pamundësisë së mbetjes shtatzënë në formën normale, dhe kjo llogaritet si një trajtim mjekësor, përndryshe nuk lejohet.
Me këtë rast meriton të përmendet edhe vendimi i Akademisë së Fikhut Islam pranë Organizatës së Konferencës Islamike që në vitin 1986 në Amman mban konferencën e rregullt, ku pos tjerash diskutohet edhe çështja e fekondimit artificial apo foshnjës së epruvetës. Shkurtimisht për këtë çështje thuhet:
"Meqë bien ndesh me parimet, qëllimet dhe ndalesat e përgjithshme të Islamit, nuk është e lejuar që fekondimi artificial apo foshnja e epruvetës të zhvillohet në format vijuese:
1. Marrja e spermës së bashkëshortit dhe e vezorit tëi një gruaje tjetër (jashtë bashkëshortes) dhe pas fekondimit të tyre, embrioni i zhvilluar në këtë rrugë të vendoset në mitrën e bashkëshortes së këtij burri,
2. Marrja e spermës së një burri të huaj dhe pas fekondimit me vezorin e gruas në mjedis të jashtëm, ky embrion të vendoset në mitrën e gruas,
3. Marrja e spermës dhe e vezorit të dy bashkëshortëve dhe pas fekondimit në mjedis të jashtëm, embrioni i këtillë të vendoset në mitrën e ndonjë gruaje tjetër vullnetare që ajo pastaj ta bartë dhe ta lindë këtë foshnje,
4. Marrja e një sperme të një burri të huaj dhe e një vezori të një gruaje të huaj dhe pas fekondimit, embrioni të vendoset në mitrën e gruas personale, dhe
5. Marrja e spermës së bashkëshortit dhe e vezorit të bashkëshortes dhe pas fekondimit të tyre, embrioni të vendoset në mitrën e gruas së dytë legjitime të këtij burri.
Ndërkaq, marrja e spermës së bashkëshortit dhe e vezorit të bashkëshortes dhe pasi të bëhet fekondimi i tyre në një mjedis të jashtëm (në laborator përmes epruvetës), embrioni i fituar nga ky proces të vendoset në mitrën e po të njëjtës grua; ose marrja e spermës së bashkëshortit dhe vendosaj e saj në mitrën e bashkëshortes apo në ndonjë pjesë të afërt me të për t'u përfituar mbarsja apo fekondimi i brendshëm me vezorin e bashkëshortes, janë metoda që mund të merren parasysh në rast nevoje dhe të cilat bartin karakter trajtimi apo shërimi mjekësor si dhe të cilat nuk bien në kundërshtim me parimet e fesë islame".
Burimi: ISAM, Ilmihal -