Pyetja:
Es-selamu alejkum. Në Islam, kur All-
Përgjigjja:
Es-
Islami ka paraparë disa rregulla, sa u përket foshnjave të sapolindura dhe ato porositemi nga Pejgamberi a.s. t'i kryejmë denjësisht.
Sapo të lindë foshnja, me saktë, në ditën e shtatë pas lindjes:
1. Foshnja i dërgohet një njeriu të devotshëm ose vetë babait apo gjyshit të foshnjës dhe ai ia lexon ezanin në veshin e djathtë si dhe ikametin në të majtin. Transmeton Ibni Abbasi r.a.: "Kur është lindur hz. Hasani, djali i Aliut r.a., në po të njëjtën ditë Pejgamberi a.s. ia ka kënduar në veshin e djathtë ezanin, kurse në të majtin ikametin" (Bejhekiu). Me këtë, foshnja qysh në fillim të jetës së vet, fillon ta dëgjojë fjalën e imanit dhe besimit në Një Zot të Vetëm...
2. Merret një kokë hurme, përtypet dhe zbutet mirë në gojë, e pastaj i jepet foshnjës me qëllim që hurma e ëmbël dhe e zbutur në këtë formë t'i mbërrijë foshnjës në lukth. Kjo quhet tahnik. Nëse qoftë se nuk kemi hurma, mund çfarëdo një ëmbëlsire tjetër. Tregon Ebu Musa el-
3. Pritet një kurban "akika". Pejgamberi a.s. ka thënë: "ַdo fëmijë i lindur është peng i akikës. Në ditën e shtatë për fëmijën pritet kurban, atë ditë i ngjitet emri dhe i qethen flokët" (Ahmedi, Tirmidhiu...). Sipas transmetimeve, Pejgamberi a.s. ka porositur që për foshnjën mashkull të priten dy dele, kurse për atë femër një dele (Ahmedi dhe Ibni Maxheja).
4. I ngjitet një emër i bukur dhe kuptimplotë. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në ditën e Kijametit ju do të thirreni me emrat tuaj dhe me emrat e baballarëve tuaj. Prandaj, të keni kujdes të ngjitni emra të bukur!" (Ebu Davudi). Emrat më të bukur janë 99 emrat e bukur të All-
5. Foshnjës i qethen flokët dhe peshohen. Sa gram të peshojnë flokët, po aq gram argjend duhet dhënë sadaka (lëmoshë). Pejgamberi a.s. i thotë të bijës së tij, hz Fatimes: "Qethi dhe mati flokët e Husejnit dhe aq sa të peshojnë ato, jep sadaka në argjend".
6. Foshnja mashkull duhet bërë sunnet (të synetohet). Kjo është sunnet (porosi) i fortë. Kurse sunnetimi i lehtë i femrave është vetëm një ikram (nder dhe mirë), e nuk është sunnet apo obligim i ndonjë lloji tjetër.
Si obligime të tjera të prindërve ndaj fëmijëve pastaj vjen edhe edukimi i mirë, shkollimi i përgjithshëm e fetar, aftësimi për jetë, fejesa dhe martesa e tyre...