Pyetja:
Es-
selamu alejkum, me fat Fitër Bajrami. Insha'allah na ka pranu All-llahu xh. sh. agjërimin... Pyetja ime është: A më së pari duhet me e përcjellë Ramazanin apo me i kompensuar ato ditë që më kanë mbetu pa agjëruar. All-llahu ju shpërbleftë ves-selamu alejkum. (Anonime)




Përgjigjja:

Edhe juve urime Bajramin, e gëzofshi me mbarë familjen!


Sa u takon ditëve që brenda Ramazanit kanë ngelur pa agjëruar, në Bajramin e Ramazanit, nuk guxon vetëm ditën e parë të Bajramit të agjërohet, ngase kjo është e ndaluar - në këtë ditë muslimani duhet të festojë - kurse prej ditës së dytë të Bajramit e tutje, mund të fillohet me agjërimin e ditëve që kanë ngelur, ose me agjërimin e 6 ditëve të muajit Shevval. Muaji Shevval është ky muaj në të cilin gjendemi sot dhe që ka filluar dje, pra në ditën e parë të Bajramit.

Pejgamberi a.s. thotë: "Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe atij ia bashkëngjet edhe 6 ditë të Shevvalit, atij do t'i llogaritet sikur ta ketë agjëruar tërë vitin".


Po ju mund edhe të prisni sa të kalojnë këto 3 ditë të Bajramit e pastaj të filloni me agjërim.


Zoti na i pranoftë të gjitha ibadetet që i kemi bërë vetëm për Të!