Printo!
Kategoria: Përgjigje mbi fikhun
Lexuar: 1022 herë

Pyetja:
Es-
selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. Me fat Fitër Bajrami! .... Kur një motrës muslimane i vijnë menstruacionet, p.sh. në kohën e ikindisë, dhe ajo nuk e ka falë akoma, a duhet me e falë kaza mbasi t'i përfundojnë ato? Ju përshëndes, wes-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. (Anonime)



Përgjigjja:

Është parim fetar që gruaja gjatë kohës së menstruacioneve të saj e ka të ndaluar të falë namaz, të agjërojë, të lexojë e ta prekë Kur'anin, ta bëjë tavaf Qabenë, të hyjë në xhami, të ketë marrëdhënie intime me bashkëshortin. 


Namazet që i kalojnë brenda kësaj kohe pa i falur, ajo nuk është e obliguar t'i bëjë kaza. Kjo është një lehtësim për të. Kurse ditët e Ramazanit që nuk i ka agjëruar, ajo duhet t'i agjërojë kaza.

Sa i përket rastit që e përmendni ju, atë grua që e kap menstruacioni përderisa ajo nuk e ka falur namazin e kohës edhe pse ka hyrë koha e atij namazi, ajo këtë namaz duhet ta bëjë kaza pasi t'i përfundojë cikli i saj. Nga arsyeja se asaj i bëhet farz namazi prej kur të hyjë koha e namazit, edhe pse ajo e ka pasur të lejuar ta vonojë deri në fund të kohës së saj, pra deri në kohën e mekruhit (në rastin e dhënë). Nëse ajo ka pasur aq kohë sa ta falë namazin e kohës dhe nuk e ka falur, e në ndërkohë i paraqitet menstruacioni, ajo mbetet e ngarkuar me një borxh që nuk e bëri edhe pse pati kohë ta bëjë.


Në qoftë se ajo ka nisur të falë një namaz nafile dhe duke u falur i paraqitet menstruacioni, ajo edhe këtë namaz do ta bëjë kaza, sepse një nafile që mbetet përgjysmë, është vaxhib plotësimi i saj. Ndërkaq, nëse ajo është lidhur ta falë një namaz farz dhe duke u falur i paraqitet menstruacioni, ajo këtë namaz farz nuk do ta bëjë kaza, ngase me këtë jepet të kuptohet se ajo këtë namaz nuk e paska pasur borxh. Kjo është një lehtësim nga ana e Zotit.