Printo!
Kategoria: Përgjigje mbi fikhun
Lexuar: 1161 herë

Pyetja:
 

Es-selamu alejkum, kam një pyetje ju lutem. Unë jetoj në Zvicër dhe e kam punën e rëndë. E kam vështirë të agjëroj për çdo ditë, porse agjëroj vetëm të shtunave e të dielave. Çka të bëj me ditët tjera që nuk mund t'i agjëroj? Mbetshi mirë!
 


 

 

 

 

 

 

 

 

Përgjigjja:
 

Arsyet që ia lejojnë muslimanit të mos e agjërojë Ramazanin ose një pjesë të tij, kryesisht janë:
 


 

 

 

 

 

 

 

 

Muslimani ose muslimaneja që ballafaqohet me njërën apo me disa prej këtyre gjendjeve, e ka të lejuar të mos agjërojë aq ditë sa ndeshet me këto situata të rënda dhe të njëjtat ditë do t'i kompensojë (agjërojë kaza) pasi të kalojnë ato vështirësi. 

Kur është fjala te pleqtë dhe te të sëmurit e rëndë, të cilët nuk shpresojnë më të shërohen apo të mëkëmben e ta marrin veten për të agjëruar, ata për çdo ditë të Ramazanit që nuk do ta agjërojnë do të paguajnë nga një fitër (sadekatul-
fitr), që këtu në Zvicër sillet mes 12 - 15 fr. zvicerane.

Rasti juaj: nëse vërtet nuk mund të agjëroni e ta përballoni urinë dhe etjen e agjërimit, dhe nëse nuk mund të gjeni punë më të lehtë e më të përshtatshme, atëherë aq ditë sa nuk do të agjëroni, të njëjtat do t'i kompensoni kur të jeni të lirë apo në pushim pasi të kalojë muaji i Ramazanit. Ndërkaq sa i përket faktit se a mundeni ose jo të agjëroni, kjo mbetet midis jush dhe Zotit, pra lihet në ndërgjegjen tuaj personale. Me këtë rast ju vetë jeni hoxhë apo mjek i vetvetes për të vendosur.

Hollësi të tjera rreth rregullave të agjërimit mund të gjeni këtu.