Printo!
Kategoria: Përgjigje mbi fikhun
Lexuar: 1045 herë

Pyetja:
Es-
selamu alejkum, dëshiroj ta bëj një pyetje për një grua të familjes sime, e cila vuan nga astma. Herë pas here ajo merr infuzion për frymëmarrje. 3 herë në ditë merr medikamente për frymëmarrjen dhe është e sëmurë edhe me tension të lartë të gjakut 130 x 220. Tash që është afër Ramazani ajo ka dëshirë ta agjërojë, mirëpo nuk mundet. Ajo ka dëshirë ta dijë mendimin tuaj lidhur me këtë. Ju faleminderit! (Albana)


Përgjigjja:

Sa i përket agjërimit të Ramazanit, All-
llahu xh. sh. atyre që janë të sëmurë ua ka mundësuar të mos agjërojnë aq ditë sa janë të sëmurë dhe të njëjtat ditë t'i kompensojnë (zëvendësojnë) më vonë pasi të shërohen.

Në qoftë se ky musliman ose muslimane vuan nga ndonjë sëmundje që nuk ka shërim dhe për atë sëmundje ai ose ajo sipas mjekut specialist duhet të përdorë medikamente edhe gjatë ditës, se përndryshe përkeqësohet shëndeti i tij ose saj, atëherë ai ose ajo janë të liruar komplet nga agjërimi dhe për çdo ditë duhet të paguajnë nga një fitër. Pagesën e këtyre fitrave e bën ose në fillim ose në fund të Ramazanit, deri para namazit të Bajramit, toptan -
 përnjëherë, ose për çdo ditë veç e veç. Këtë pagesë e bën ose te xhamia e vendit, ose ndonjë varfanjaku të lagjes apo fshatit...

Pra, edhe në rastin tuaj, e sëmura vetë duhet të vendosë nëse mund ose jo të agjërojë. Nëse ajo ka dëshirë të agjërojë, mirëpo mjeku specialist i saj ia ndalon agjërimin, atëherë ajo nuk duhet të agjërojë, por siç thamë ajo për çdo ditë do të paguajë nga një fitër...

Shpresojmë t'ju kemi ndihmuar në këtë drejtim.