Printo!
Kategoria: Përgjigje mbi fikhun
Lexuar: 20742 herë

 

Pyetja:
 

Es-selamu alejkum! Kam nja dy pyetje: 1. Kur bën me falë namaz nafile, ndër të tjera edhe namazin e natës dhe në çfarë kohe?, dhe 2. Nëse një person nuk është falur p. sh. 5 vjet apo më shumë, a ka mundësi ato me i zëvendësuar apo ndonjë zgjidhje tjetër. Ves-selamu alejkum! (Elhami: Diese E-Mail-Adresse ist vor Spambots geschützt! Zur Anzeige muss JavaScript eingeschaltet sein! )

 

 


 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përgjigjja:
 

1. Namazet nafile bën të falen në çdo kohë që të munden, përpos 5 kohëve në të cilat është mekruh (e papëlqyeshme). Në 3 prej këtyre 5 kohëve: a) sapo të fillojë të lindë dielli e deri 45 min. pas lindjes së tij, b) në mesditë kur dielli gjendet në kupë të qiellit (zenit) e deri sa të fillojë të anojë kah perëndimi, dhe c) kur dielli fillon ta humbasë shkëlqimin e tij e deri sa të perëndojë tërësisht... është mekruh të falet namaz farz i mbetur kaza, namaz vaxhib si i vitrit, namaz i xhenazes i përgatitur më parë, as nuk guxon të bëhet sexhde-tilaveh për një ajet të kënduar më parë. Nëse këto namaze falen në këto tri kohë, ato duhen përsëritur pasi të kalojnë këto kohë. Brenda këtyre kohëve nuk bën të falet asnjë lloj namazi nafile. Nëse eventualisht falet ndonjëri prej nafileve, ato nuk ka nevojë të përsëriten më vonë. Kurse 2 prej 5 kohëve kur është mekruh të falet namaz, janë: a) prej hyrjes së kohës së sabahut e deri në lindjen e diellit, dhe 2. pas faljes së namazit të ikindisë e deri në perëndim të diellit. Brenda këtyre 2 kohëve është mekruh të falen vetëm namazet nafile, kurse namazet farz dhe vaxhib si dhe sexhde-tilaveti mund të kryhen brenda këtyre kohëve.

Sa i përket namazit të natës, që ndryshe quhet edhe "Salatul-
lejl" ose "Salatut-tehexhxhud", ai falet pas namazit të jacisë dhe vitrit para se të shkohet në gjumë, ose pasi të kemi fjetur pak zgjohemi dhe i falim 2 deri 8 rekatë, duke dhënë selam në çdo dy rekatë. Për këtë namaz Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Kush zgjohet natën, e zgjon edhe të shoqen, dhe i falin nja dy rekatë namaz, te All-llahu do të regjistrohen si përkujtues e përkujtuese të mëdha të All-llahut të Madhërishëm". Kurse për këta përkujtues të Zotit, në fjalën e Zotit në Kur'an thuhet:"Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret...shumë përmendësit e All-llahut dhe shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh", (el-Ahzab:35).

2. Në pyetjen e dytë jemi përgjigjur më parë në pyetjen nr. 3 të fikhut -
 së drejtës islame. Kliko këtu për ta lexuar përgjigjen!