Printo!
Kategoria: Përgjigje mbi ahlakun/moralin
Lexuar: 3408 herë

Pyetja:
 

A mund të na tregoni diçka për devotshmërinë, në pika të shkurtëra për të ditur diçka përgjithësisht rreth saj? Allahu ju shpërbleftë për punën tuaj! (Anonim).


Përgjigjja:

Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, fjala “devotshmëri” do të thotë: “të qenët i devotshëm, vetia e atij që është i devotshëm; devocion”. Kurse “i devotshëm”: që i përulet me besim të pakufishëm dogmës së një feje a një kulti; që është shumë fetar”. Ajo që ne në gjuhën shqipe e shprehim me termin “devotshmëri”, “frikë” dhe “respekt” ose edhe shpesh “frikërespekt”, në gjuhën arabe po edhe në Kur’an dhe Sunnet shprehet me termin “et-
takva”. Vetëm forma “et-takva” në Kur’an përmendet 15 herë, kurse në forma të tjera gramatikore, si mbiemër (muttekun / muttekin), pastaj si folje në urdhërore (itteki / ittekuu) apo në të shkuarën (ittekau) apo edhe në dëshirore (le’al-lekum tettekuun...), përmendet 223 herë.

Në ajetin 29 të sures el-
Enfal, All-llahu xh.sh. thotë: “O ju që keni besuar, nëse e keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’jua mbulojë të këqijat, do t’jua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh”.

Kurse në fund të ajetit 13 të sures el-
Huxhurat, Ai thotë: „Më i ndershim prej jush te All-
llahu është ai që ka frikërespekt më të madh ndaj Tij“.

 

Kurse Muhammedi a.s. në një hadith që e transmeton Muslimi dhe të tjerët nga Ebu Hurejreja, ka thënë: „Muslimani është vëllai i muslimanit; atij nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton dhe nuk e nënçmon. Takvaja është këtu, takvaja është këtu, takvaja është këtu – duke bërë me shenjë kah gjoksi i tij. I mjafton si sherr (e keqe, mëkat) muslimanit në qoftë se e nënçmon vëllain e vet musliman. Secili musliman e ka haram (të ndaluar): gjakun, nderin dhe pasurinë e vëllait të vet musliman”.

Halifi i dytë Omeri r.a. e pyet një sahabij (shok) fisnik të Pejgamberit a.s., Ubejj bin Ka’bin: “O Ubejj, çështë takvaja?”. Ai i përgjigjet: “O prijës i besimtarëve, a ke ecur ndonjëherë rrugëve me thera?”. Ky iu përgjigj: “Gjithsesi”. Ai e pyeti: “Po ç’ke bërë me këtë rast?”. Ky iu përgjigj: “Kam hequr keq dhe jam munduar shumë”. Ai i tha: “E pra, pikërisht kjo është takvaja” (të ecësh në rrugën e gjatë të jetës e cila është e shtruar me thera – R.N.).

E kanë pyetur Aliun r.a., halifin e katërt, për takvanë se ç’është ajo. Ai është përgjigjur: “Takva do të thotë të frikohesh prej Zotit të madhëruar, të punosh sipas Kur’anit, të pajtohesh me atë pak që e ke dhe të përgatitesh për ditën e shpërnguljes nga kjo botë”.