Menyja kryesore
Jasini
Sureja e 36-tė e Kur'anit fisnik
JASINI SHERIFI
pėrkthimi nė gjuhėn shqipe
Faqja e parė
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
1. Ja - Sin!
2. (Betohem) nė Kur'anin gjithė urtėsi (plot dije, ligje, tė dhėna e prova)!
3. Vėrtet qė ti (o Muhammed) je prej tė dėrguarve (pejgamber),
4. Nė Udhėn e drejtė (nė fenė e All-llahut xh.sh.).
5. (Ky Kur'ani ėshtė) i zbritur nga i Gjithėfuqishmi, Mėshirėploti.
6. Pėr t'ia tėrhequr vėrejtjen njė populli, qė tė parėve tė tij nuk i ėshtė tėrhequr, e pėr kėtė shkak kėta kanė mbetur tė hutuar (tė shkujdesur).
7. Vėrtet qė fjala (vendimi pėr dėnim) ka marrė fund ndaj shumicės prej tyre, prandaj ata nuk do tė besojnė.
8. Sigurisht qė Ne nė qafat e tyre kemi varė pranga hekuri qė u arrijnė deri te nofullat, prandaj ata mbesin me kokat lartė.
9. Dhe Ne u kemi vėnė pėrpara tyre njė pendė (pengesė tė pakalueshme) po edhe mbrapa tyre njė pendė dhe i kemi mbuluar nga lart, kėshtu qė ata nuk mund tė shohin.
10. Dhe pėr ta ėshtė njėsoj, ua tėrhoqe vėrejtjen apo nuk ua tėrhoqe, ata nuk do tė besojnė.
11. Ti mund t'ia tėrheqėsh vėrejtjen (vetėm) atij qė e ndjek Pėrkujtuesin (Kur'anin) dhe qė i frikėsohet tė Gjithėmėshirshmit (Zot) pa e parė (Atė). Tė kėtillit jepi myzhde (sihariq) pėr falje (tė mėkateve) dhe pėr shpėrblim tė begatė (tė kopshteve tė Xhennetit).
12. Nuk ka dyshim se tė vdekurit vetėm Ne i ngjallim dhe se ua shkruajmė atė (punėn) qė ata dėrgojnė pėrpara tyre dhe atė qė ata e lėnė (si) gjurmė mbas tyre. Ne edhe ashtu kemi llogaritur e regjistruar gjithēka nė njė Libėr tė Qartė.
Faqja e dytė
13. Dhe sillu atyre njė shembull tė banorėve tė qytetit, kur atyre u patėn ardhur atje tė dėrguarit (e Zotit).
14. Kur Ne u ēuam atyre dy (tė dėrguar) e ata i mohuan (pėrgėnjeshtruan) qė tė dy dhe Ne i pėrforcuam ata me njė tė tretė qė u thanė: 'Vėrtet ne jemi tė dėrguar (nga Zoti) te ju'.
15. Ata (banorėt e qytetit) u thanė: 'Ju jeni thjesht vetėm njerėz sikurse ne dhe i Gjithmėshirshmi (All-llahu) nuk ju ka zbritur gjė. Ju vetėm se po na rreni (gėnjeni)'.
16. (Tė dėrguarit) thanė: 'Zoti ynė e di se ne vėrtet jemi tė dėrguar (tė Tij) pėr te ju.
17. Dhe ne nuk kemi (detyrė) tjetėr, vetėm se tė shpallim qartė (Porosinė e Zotit)'.
18. (Qytetarėt, tė zemėruar akoma mė tepėr) u thanė: 'Vėrtet ne te ju po shohim shenja ogurzeza (shenja kobi qė mund tė na sillni) e nėse nuk pushoni (e tė tėrhiqeni), ne do t'ju gurėzojmė (gjuajmė me gurė) e do tė pėrjetoni dėnim tė dhembshėm prej nesh'.
19. Ata (tė dėrguarit) thanė: 'Shenjat tuaja ogurzeza qofshin mbi ju! (A e quani "shenjė ogurzezė") pse ju kėshilluam, hė? ?'ėshtė e vėrteta, ju jeni njė popull i shfrenuar (qė s'njeh kufi tė njerėzores e hyjnores)'.
20. Dhe prej skajit mė tė largėt tė qytetit erdhi njė njeri me vrap dhe tha: 'O populli im! Dėgjoni (ēka ju thonė) tė dėrguarit!
21. Dėgjoni ata qė nuk kėrkojnė prej jush ndonjė shpėrblim dhe qė janė tė udhėzuar drejtė!'
22. (Pas kėsaj kėshille qė u dha atyre, ata iu kthyen kėtij njeriu: 'Mjerė, po a edhe ti qenke prej fesė sė tyre?'. Atėherė ky u tha): 'E pse tė mos e adhuroj Atė (All-llahun e Vetėm) i Cili mė ka krijuar dhe tek i Cili (tė gjithė) ju do tė ktheheni?!
23. A tė marr (pėr adhurim) nė vend tė Tij zota (tė tjerė) qė, nė qoftė se i Gjithmėshirshmi (All-llah) mė dėshiron mua ndonjė tė keqe, dėrmjetėsimi i tyre tė mos mė vlejė gjė dhe qė mos mund tė mė shpėtojnė (prej asaj tė keqeje)?!
24. Atėherė (po tė veproja kėshtu), do tė isha nė njė humbje tė qartė.
25. Me tė vėrtetė, unė i kam besuar Zotit tuaj, pra, dėgjomėni mua (e ndiqni kėta tė dėrguarit)!'
26. (Banorėt e azdisur tė qytetit nuk e dėgjuan, por pėrkundrazi e gjuan me gurė. Pak para se tė vdesė) iu tha: 'Hyr nė Xhennet!' Ai tha: 'Ah, sikur ta dinte kėtė populli im!
27. Pėr atė qė mė fali mua Zoti im dhe mė bėri prej tė nderuarve'.
Faqja e tretė
28. Pas (mbytjes sė) tij, Ne nuk zbritėm ndonjė ushtri nga qielli kundėr popullit tė tij e as qė kishim ndėrmend tė zbritnim ndonjė tė tillė.
29. Pos njė britme tė tmerrshme (shkatėrruese tė lėshuar nga qielli) dhe ja! Tė gjithė ata (mbetėn) tė heshtur(tė ngrirė).
30. Oh, sa mjerim i madh pėr njerėzimin! Sa herė qė u ka ardhur ndonjė i dėrguar (nga Zoti), ata vetėm se janė tallur me ta.
31. A nuk shohin ata (mosbesimtarėt) se sa breza (gjenerata) kemi shkatėrruar para tyre, ngase nuk u kthyen (e t'i dėgjonin) ata (pejgamberėt)?
32. Sigurisht qė tė gjithė ata, tė tubuar (nė Ditėn e Gjykimit), do tė sillen para Nesh (pėr tė dhėnė llogari).
33. Dhe njė shenjė (argument) pėr ta ėshtė toka e vdekur, tė cilės Ne i japim jetė, prej tė cilės nxjerrim drithėra nga tė cilat ata hanė (ushqehen).
34. Dhe nė tė (tokė) Ne u kemi bėrė kopshte hurmash e vreshta rrushi dhe u kemi dhėnė burime (uji).
35. Me qėllim qė tė hanė nga frutat e saj dhe nga ajo qė e bėjnė me duart e tyre. A nuk falėnderojnė (pėr kėtė qė e gėzojnė)?
36. Lavdi i qoftė Atij i Cili ka krijuar gjithė palėt (ēiftet) e atyre qė prodhon toka si edhe nga vetė lloji i tyre (i qenies njerėzore) dhe nga ato gjėra qė ata nuk i dinė!
37. Njė shenjė (tjetėr) pėr ta ėshtė nata; Ne tėrheqim prej saj ditėn dhe ata mbeten nė errėsirė.
38. Edhe dielli rend nė rrugėn e tij pėr njė kohė (tė pėrcaktuar). Ky ėshtė pėrcaktimi (rregullimi e sistemi) i tė Gjithėfuqishmit, tė Gjithėditurit.
39. Edhe hėnės i pėrcaktuam (e i matėm) vendbanime (faza pėr t'i pėrshkuar ato) derisa tė kthehet si tė ishte kėrcell i vjetėr (i tharė) hurme, (Hėna e re).
40. As dielli nuk mund ta arrijė hėnėn e as nata mund t'ia shkojė ditės; ata tė gjithė notojnė nė orbitė (tė hapėsirės qiellore).
Faqja e katėrt
41. Argument pėr ta ėshtė edhe ajo se Ne pasardhėsit e tyre (tė njerėzimit) i ngarkuam nė anije tė mbushur pėrplot (tė Nuhit a.s.).
42. Dhe ngjashėm me tė (anijen), Ne krijuam pėr ta (kafshė) qė tė hypin (mbi to e tė udhėtojnė).
43. Dhe po tė donim, Ne do t'i pėrmbysnim ata (nė ujė) dhe nuk do tė kishte asnjė thirrje (pėr ndihmė) e as qė do tė shpėtonin.
44. (Ata shpėtuan) vetėm nga mėshira Jonė (ndaj tyre) dhe qė tė pėrjetojnė tė mirat deri nė njė kohė tė caktuar.
45. E kur u thuhej atyre: 'Kini frikė pėr atė qė jeni duke e punuar dhe pėr atė qė do tė vijė prapa, qė tė mund tė mėshiroheni!' (Ata nuk dėgjuan).
46. Dhe nuk ka asnjė tregues (argument) prej treguesve tė Zotit qė u ka ardhur atyre e qė kėta tė mos u kishin kthyer shpinėn (e t'i refuzonin).
47. Dhe kur u thuhet atyre: 'Jepni (lėmoshė) nga ajo qė ju ka dhuruar All-llahu!', ata qė nuk besojnė u thonė atyre qė besojnė: 'A ta ushqejmė atė qė, sikur tė kishte dashur All-llahu, (Vetė Ai) do ta kishte ushqyer?! Ju pėrnjėmend jeni tė humbur!'
48. Dhe thonė: 'Kur do tė pėrmbushet ky premtim (ringjallja), nė qoftė se jeni qė e flisni tė vėrtetėn?'
49. (All-llahu u pėrgjigjet): '(Tė kėtillėt) nuk janė duke pritur diēka tjetėr pėrpos njė britme (shkatėrruese) qė do t'i mbėrthejė ata kur ata tė jenė duke u hėngėr e kundėrshtuar nė mes vete'.
50. Pastaj nuk do tė jenė nė gjendje tė lėnė amanete, as nuk do tė mund tė kthehen te familjet e tyre.
51. Dhe do t'i fryhet Surit (pėr herė tė dytė) dhe ja, ē'tė shohėsh! Nga varret do tė dalin me tė shpejtė drejt Zotit tė tyre.
52. Do tė thonė: 'Mjerė ne! Po kush na zgjoi nga vendi ku kishim rėnė? (Do t'u thuhet): 'E, kjo ėshtė ajo ēfarė ju pati premtuar i Gjithėmėshirshmi (All-llah) dhe qė ju patėn vėrtetuar pejgamberėt'.
53. (Kjo) do tė jetė vetėm njė britmė e fuqishme dhe ja! Ē'tė shohėsh! Ata tė gjithė nė pritje tė sjellė pėrpara Nesh!
54. Kėtė ditė (Ditėn e Ringjalljes) askujt nuk do t'i bėhet padrejtėsi nė asnjė gjė, as nuk do tė shpėrbleheni gjė, veēse ēfarė patėt punuar (nė dynja).
Faqja e pestė
55. Vėrtet ata tė Xhennetit sot (nė Ahiret) janė tė zėnė me gjėra tė gėzueshme.
56. Ata dhe bashkėshortet e tyre nėn hije janė tė mbėshtetur nė kolltukė.
57. Aty ata kanė fruta (pemė) dhe gjithēka qė tė kėrkojnė.
58. (Do t'u thuhet): 'Selam' (Paqja qoftė mbi ju!) - Fjalė nga Zoti, Mėshirėploti.
59. (Do t'u thuhet): 'Ndahuni sot, o ju kriminelė (politeistė, mėkatarė, mohues tė Islamit)!
60. O bijt e Ademit (njerėz kriminelė), po a nuk ju dėrgova porosinė qė tė mos e adhuronit (respektonit) Shejtanin? Vėrtet qė ai ishte armiku juaj i hapur?!
61. (Dhe a nuk ju porosita nėpėrmjet pejgamberėve) Tė mė adhuronit (respektonit e dėgjonit) vetėm Mua (si Zot i juaji)? Kjo ėshtė ajo udha e drejtė.
62. Dhe vėrtet qė ai (Shejtani) ka humbur (mashtruar) turma tė mėdha (njerėzish) prej jush. A nuk jeni qė merrni vesh, pra?
63. (Ja) Ky ėshtė Xhehennemi qė ju ėshtė premtuar (dhe qė gjithnjė ju ėshtė tėrhequr vėrejtja nėpėrmjet pejgamberėve).
64. Hyni (e digjuni) sot nė tė, se ju gjithnjė e mohonit (Xhehennemin derisa ishit nė dynja)!
65. Kėtė ditė Ne do t'i vulosim (mbyllim) gojėt e tyre dhe Neve do tė na flasin duart e tyre, kurse kėmbėt e tyre do tė dėshmojnė pėr gjithēka qė ata kanė fituar.
66. Dhe sikur tė kishim dashur Ne, do t'ua kishim verbėruar (qėruar) sytė atyre, qė tė pėrpiqeshin pėr (ta gjetur) udhėn, po si do tė kishin parė?
67. E sikur tė kishim dashur Ne, do t'i kishim gjymtuar ata nė vend, kėshtu qė s'do tė kishin mund tė ecnin as para as prapa.
68. Dhe atij tė cilit Ne i dhurojmė jetė tė gjatė (ta pėrjetojė pleqėrinė), e rikthejmė atė nė krijim (si nė fillim kur ishte foshnje e dobėt). A nuk po marrin vesh e kuptojnė, pra (mohuesit e Zotit)?!
69. Dhe Ne nuk ia kemi mėsuar atij (Muhammedit) poezinė, po as qė i shkon kjo atij (as qė ka nevojė ai pėr tė). Ky ėshtė vetėm njė Pėrkujtues (kėshillė) dhe Kur'an i qartė.
70. Ėshtė pėr t'ia tėrhequr vėrejtjen atij qė ėshtė i gjallė (me mend e me zemėr) dhe pėr t'u pėrligjur fjala (vendimi pėr ndėshkim) kundėr mosbesimtarėve.
Faqja e gjashtė
71. A nuk e shohin ata se Ne kemi krijuar pėr ta nga ato gjėra (kafshė, bagėti) qė i kanė bėrė duart Tona, qė tė mund t'i kenė nėn sundim (nė shėrbim) tė tyre?
72. Dhe (qė) Ne ua kemi nėnshtruar ato atyre? Kėsisoji, disa prej tyre i kanė pėr t'u hypur (e udhėtuar) e disa pėr t'i ngrėnė.
73. Dhe nė to (bagėtitė) pėr ta ka pėrfitime (tė tjera veē kėtyre) dhe (qumėsht) pėr tė pirė. A nuk do tė falėnderojnė, pra?
74. Po, shkojnė e nė vend tė All-llahut marrin zota (tė tjerė pėr adhurim) me shpresė se do tė ndihmohen prej tyre.
75. Ata (zotat e rrejshėm) nuk mund t'u ndihmojnė atyre, por kėta (idhujtarėt qė u besojnė atyre zotave) janė bėrė ushtri e gatshme e tyre.
76. E, le tė mos brengosė (dėshpėrojė) ty (o Muhammed) fjala e tyre. Sigurisht qė Ne dimė ēfarė ata fshehin dhe ēfarė shfaqin.
77. A nuk e sheh njeriu se Ne e kemi krijuar atė nga njė nutfeh (pikė e lėngut tė ngjizur - spermės)? Prapėseprapė, kur shih! Ai (paraqitet) kundėrshtar i hapur?
78. Ai (njeriu kundėrshtar), duke e harruar krijimin e vet, na sjell Neve njė shembull dhe thotė: 'Kush do t'i ngjallė eshtrat kur tė jenė kalbur e bėrė pluhur?'
79. Thuaj (o Muhammed): 'Do t'i ngjallė Ai i Cili i ka krijuar pėr herė tė parė, e Ai ėshtė shumė i Dijshėm pėr ēdo krijim.
80. (Do t'i ngjallė) Ai qė pėr ju prej drurit tė gjelbėr nxjerr zjarrin, kur ja! Ju prej tij ndizni (zjarret e tjera)'.
81. Ai qė krijoi qiejt e tokėn a nuk ėshtė i Fuqishėm (i Zoti) tė krijojė (pėrsėri) si ata? Gjithėsesi, Ai ėshtė Gjithėkrijuesi, i Gjithėdituri.
82. Sigurisht qė urdhėri i Tij, kur Ai dėshiron njė gjė, ėshtė vetėm t'i thotė: 'Bėhu!' dhe ajo ėshtė e bėrė (nė ēast).
83. I lavdėruar (pa tė meta) ėshtė Ai qė nė dorėn e Vet ka pushtetin e ēdo gjėje dhe tek i Cili (tė gjithė) ju do tė ktheheni.