Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Informim

Fondi i xhenazes


Njoftim i shkurtėr rreth Fondit tė xhenazes



Nė mbledhjen e pėrgjithshme tė rregullt qė u mbajt mė 26 prill 2009 nė xhaminė tonė nė Kreuzlingen tė Zvicrės, ndėr tė tjera u vendos edhe pėr themelimin e njė fondi tė veēantė pėr kufoma, me ēka do tė lehtėsohej situata e familjarėve tė cilėve u ka ndodhur rasti i vdekjes.

Duke marrė shembull organizatat qė qysh me kohė e bėjnė kėtė organizim kėtu nė Zvicėr dhe gjetiu nėpėr Evropė, ne po e pėrcaktojmė formėn dhe kushtet e kėtij organizimi.



Shėrbimet

Me kėtė fond do tė mbulohen kėto shėrbime:

1. Shėrbimet administrative nė komunėn e tė vdekurit si dhe shėrbimet nė ambasadė apo konsullatėn tė cilės i takon i vdekuri,

2. Shėrbimet e pėrgatitjes fetare tė kufomės nga ana e imamit tė xhamisė sonė (larja, mbėshtjellja me qefin dhe namazi),

3. Blerja e tabutit (arkivolit) dhe pjesėve tė tjera pėrcjellėse,

4. Shėrbimet e transportit tė kufomės nga vendi i pėrgatitjes (nė spital ose varrezat zyrtare) deri nė aeroportin e Zürichut, prej atje nė aeroportin mė tė afėrt tė vendvarrimit tė kufomės e deri te varrezat ku do tė bėhet varrosja.


Anėtarėsimi

Ne dallojmė dy forma tė anėtarėsimit, pėr ēka edhe pasojnė ēmime tė ndryshme:

1. anėtarėsimi pėrmes xhamisė
2. anėtarėsimi privat


Ēmimet

1. Anėtarėsimi pėrmes xhamisė (pėr anėtarėt e rregullt tė xhamisė) bėhet nė bazė familjare dhe paguajnė pėr mbarė familjen (babain, nėnėn dhe fėmijėt deri nė 21 vjeē – studentėt deri nė 25 vjeē): 50 Fr. nė vit pėr familje

2. Anėtarėsimi privat vlen pėr personat qė nuk janė anėtarė xhamie, por tė cilėt duan tė pėrfitojnė nga fondi i xhenazes.

Pėr kėta ka dy mundėsi:

1. Nėse jetojnė me familje:
30 Fr. nė vit pėr secilin person veē e veē
2. Nėse jetojnė vetė: 40 Fr. nė vit pėr secilin person veē e veē



Pėr hollėsi tė tjera, ju lutemi lexojini
Kushtet e pėrgjithshme tė kontratės sė kėtij Fondi.





Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes


Nenmenyja

Aktualizuar mė: 23 Apr 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore