Printo!
Kategoria: Hutbet
Lexuar: 953 herë

 

BARTJA E FJALËVE TË HUAJA (EN-NEMIMEH)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vëllezër të nderuar!

Një prej veseve e hujeve të këqija të cilave duhet t’u ikë muslimani e të ketë kujdes të mos e dëmtojnë me to të tjerët, është bartja e fjalëve të huaja – nemimellëku. All-
llahu xh.sh. thotë: “O ju që keni besuar, nëse ndonjë njeri i prishtë ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur të vërtetën, e pastaj të pendoheni për atë që e keni bërë” (el-Huxhurat:6).

Pejgamberi a.s. në një hadith të tij thotë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalë të huaja”.  Nga Ibni Abbasi r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. një herë kishte kaluar me shokët e tij pranë dy varreve dhe u kishte thënë atyre: “Këta dy njerëz që janë në këto varre e vuajnë dënimin, e nuk e vuajnë për mëkate të mëdha. Njëri prej tyre ka bartur fjalë të huaja, ndërsa tjetri nuk është ruajtur nga urina”. Nga ky hadith nënkuptojmë se ekziston dënim për njerëzit e këqij edhe në varr bile. Madje dënim për çështje e punë që njerëzit në këtë botë nuk i quajnë aq të mëdha, për mëkate e gjunahe që ata i konsiderojnë të vogla e të parëndësishme.

Në një rast tjetër Pejgamberi a.s. kishte thënë: “A dëshironi t’ju them se cili prej jush është më i prishur?” I janë përgjigjur shokët: “Po, gjithsesi”. Ai u thotë: “Janë ata që bartin fjalët e huaja, ata që i ndajnë njerëzit të cilët duhen për hir të Zotit  dhe ata që shpifin kundër të pafajshmëve”.

Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve me qëllim të futjes së çrregullimit, përçarjes, grindjes e urrejtjes, është njëra nga vetitë më të këqija të cilat njeriu mund t’i posedojë, ngase kjo nxit huti, i këput lidhjet, mbjell urrejtje, shkatërron bashkësinë, miqtë i shndërron në armiq dhe vëllezërit në të huaj. Ai që e bën këtë është sikurse miza e cila e bart virusin e një sëmundje të rëndë e marramendëse.

Ai në veshët e të cilit arrin bartja e fjalëve të huaja është i obliguar të veprojë si më poshtë:

  1. Të mos i besojë atij që i bart ato fjalë, ngase është njeri i pabesueshëm. Për këtë fliste ajeti të cilin e lexuam në fillim të hutbes.

  2. Të ndalohet ai që e bën këtë punë, të këshillohet dhe t’i tregohet se kjo që e bën ai është prapësi.

  3. Të përbuzet në emër të All-
llahut xh.sh., ngase te All-llahu është i përbuzur.

  4. Të mos dyshohet vëllai në mungesë të tij, ngase kjo është gjunah, siç thotë All-
llahu xh.sh.: “Largohuni nga dyshimet e shumta, disa dyshime vërtet paraqesin mëkat!” (el-Huxhurat:12).

  5. Nëse dikush ta sjell një lajm të këtillë nuk duhet të interesohesh në detaje e duke i pyetur njerëzit e tjerë, se vërtet a ka folur dikush kundër meje, sepse Zoti thotë në Kur’an: “...dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-
tjetrit!” (el-Huxhurat:12).

Hasan el-
Basriu ka thënë: “Kush të sjell ty fjalë për të tjerët, dije se edhe të tjerëve u bart fjalë për ty!”.

All-
llahu xh.sh. na ruajttë nga kjo e ligë dhe mëkat i madh e na drejtoftë në të mbarën!  AMIN!